KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Dyfishohet në 22 mln euro kostoja e rrugës Qafa e Buallit-Martanesh

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2026 9:02 am
63 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmbylli procedurën e re të prokurimit publik për projektin “Plotësimi i punimeve në rrugën Qafa e Buallit – Martanesh”.

Fitues i këtij tenderi është shpallur sërish i njëjti bashkim operatorësh ekonomikë, “BE – IS SH.PK”, “ERGI” dhe “VËLLEZËRIT HYSA”, të cilët morën kontratën me një ofertë financiare prej 952,928,422.00 lekësh pa TVSH.

Ky aks rrugor ka si qëllim lidhjen dhe zhvillimin e zonës së Martaneshit, ndërsa afati i zbatimit të kësaj faze të dytë është përcaktuar në 10 muaj. Ky vendim vjen pas një kontrate të parë të nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 për sistemimin dhe asfaltimin e këtij segmenti prej 16.5 kilometrash.

Atë procedurë e kishte fituar po ky konsorcium kompanish me një ofertë prej 947.6 milionë lekësh, duke marrë përsipër përfundimin e plotë brenda vitit 2025.

Megjithatë, për shkak se segmenti mbeti pjesërisht i papërfunduar, institucioni hapi garën e dytë për plotësimin e punimeve të mbetura, e cila e dyfishoi koston e rrugës nga 11 milionë euro në 22 milionë euro.

Procedura e fundit e prokurimit, kishte një fond limit prej 1,04 miliardë lekësh pa TVSH. Vlerësimi i ofertave bazohej në sistemin e pikëve, ku çmimi i ofruar përbënte 60 pikë, ndërsa 40 pikët e tjera ndaheshin për kriteret teknike si metodologjia, stafi, garancia dhe propozimet për reduktimin e impaktit mjedisor e social.

Gjatë vlerësimit të kryer nga komisioni, konsorciumi fitues grumbulloi gjithsej 275.40 pikë. Menjëherë pas tyre u rendit kompania “BAMI HOLDING” me 271.80 pikë dhe një ofertë prej 989,083,857.70 lekësh pa TVSH.

Ndërkohë, operatori “ALBAVIA”, i cili ofroi vlerën 1,02 miliardë lekësh, u skualifikua për shkak të mungesës së dokumentacionit të saktë teknik dhe certifikatave të menaxhimit të cilësisë SSH EN ISO 9001:2015. Gjithashtu, nga gara u skualifikua edhe kompania “ADIDAS – ONE”, pasi kishte dorëzuar vetëm preventivin e punimeve pa dokumentet e tjera ligjore të kërkuara.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake”
Artikulli tjetër Partitë presin me rezerva propozimin e KQZ për shtrirjen e votimit elektronik më 2027-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.