KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2025 12:12 pm
190 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Autobuzët urbanë të linjës së plazhit në Durrës këtë fillim sezoni veror janë plot me turistë. Vapa e parakohshme ka sjellë pranë detit familjarë nga Kosova dhe vende të tjera. E megjithatë, fluksi i turistëve duket se i ka gjetur sërish të papërgatitur institucionet vendore.

Në gjatësinë prej 3.4 kilometrash të plazhit vijojnë punimet për zbatimin e projektit të Bashkisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që përfshin përfundimin e shëtitores dhe zgjerimin e fondit të rërës, një projekt me kosto të llogaritura në 367 milionë lekë.

Makineritë e rënda janë të stacionuara edhe në shëtitoren kryesore të Durrësit, ku po zhvillohet një tjetër projekt që parashikon zgjerimin e saj deri te Sfinksi.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho thotë se me fillimin e qershorit, hotelet e plazhit të Durrësit patën një rritje kërkesash të minutës së fundit.

“Temperaturat u rritën para kohe dhe vendasit e të huajt kërkuan zgjidhje të tjera,” thotë Basho, duke theksuar se në vitet e shkuara prenotimet rriten në mesin e qershorit.

“Numri i turistëve pritet të jetë edhe më i lartë se sa vjet, pa llogaritur pushuesit e qershorit,” parashikoi ai.

Plazhi tradicional i Durrësit ndahet nga pjesa që më së shumti i përket bashkisë së Kavajës me 3-4 kilometra brez rëre, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli i përket rezidencës qeveritare, Konvaleshencës së Ministrisë së Brendshme dhe komandës së forcave Tokësore e Detare.

Rrethimi i këtyre hapësirave e bezdis Mendim Jakupin, një mysafir nga Kosova që ka blerë së fundmi një apartament në Durrës.

“Nuk arrij ta kuptoj përse këto hapësira kufizohen nga plazhi i madh ku pushojmë ne me një gardh të shëmtuar dhe shpeshherë me tel me gjemba,” ankohet ai.

Por gruaja e tij, Jehona shprehet e kënaqur.

“Na duket vetja si në Pejën nga ku vijmë, tabelat e bizneseve mbajnë emrat e qyteteve të Kosovës, menutë e ushqimit janë thuajse njëlloj, takojmë shokë e miq, e kështu me radhë,” thotë ajo.

Megjithatë, vazhdimi i punimeve në zonat e plazhit i shqetëson pushuesit.

Mukadesi thotë se edhe pse bregu u shtua me 5-6 metra rërë, copa inertesh vazhdojnë të mbeten në sipërfaqe.

“Unë shëtis me shoqet çdo mëngjes dhe disa herë kam parë se si bregu i detit u mbush me inerte nga themelet e pallateve. Edhe tani, që bregu u shtua me 5-6 metra rërë, mjaft copa betoni vazhdojnë të jenë në sipërfaqe,” ankohet gruaja.

Në afërsi të Sfinksit, pronari i një lokali ankohet se punimet gjatë sezonit turistik po i largojnë mjaft nga klientët.  Dy ditë më pare, shëtitorja bregdetare në Durrës është mbathur me rreth 400 metra kub rërë.

“Edhe këtu po zgjerohet hapësira e lëvizjes së kalimtarëve. Por këtu, nga deti përfitohen 5-6 metra që mbushen me gurë, por zhurma dhe pluhuri i përditshëm ka larguar shumë klientë,” shtoi ai.

Një zonjë e moshuar shpreson që punimet të sjellin rritjen e sipërfaqes së plazhit publik, vetëm se përvojat e kaluara e kanë lënë atë dyshuese.

“Ku ma gjen të shtohet sipërfaqja e plazhit publik. Vetëm se uroj që këtë vit ta kenë zgjidhur problemin e kanalizimeve, që derdhen pak më tej,” tha ajo.

Pavarësisht problemeve, çadrat shumëngjyrëshe apo kashtoret vazhdojnë të jenë plot me pushues, edhe pasi dielli nis të perëndojë mbi ujë. Turistë si Mendimi nga Peja kujtojnë se jemi në prag të solsticit veror dhe se nuk duhet humbur asnjë moment.

“Duhet të përfitojmë nga moti i mirë dhe ditët e gjata,” përfundoi ai.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gara e kullave: 10 gjigandët e betonit që po pushtojnë Tiranën
Artikulli tjetër Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.