KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: DW: Orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > DW: Orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë
AnalizeBotaEkonomi

DW: Orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2024 2:54 pm
128 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqësit kryesorë të biznesit dhe politikanët gjermanë kanë shkuar në Indi këtë javë për një mbledhje të madhe ku do të kërkojnë mënyra për të forcuar më tej lidhjet ekonomike midis Gjermanisë dhe këtij rajoni të Azisë.

“Rajoni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Gjermaninë dhe BE-në për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe dëshirës në rritje për të diversifikuar”, tha për DW Friedolin Strack, kreu i tregjeve ndërkombëtare në Shoqatën e Industrive Gjermane (BDI). “Rëndësia në rritje është e dukshme në vlerën e eksporteve nga Gjermania në këtë rajon, sepse eksporti arriti në 214.6 miliardë euro (231.9 miliardë dollarë) në 2023,” thotë ai.

Konferenca Azi-Paqësore e Ekonomisë Gjermane u hap zyrtarisht të enjten (24 tetor) në Nju Delhi. Ngjarja përkon këtë vit me konsultimet ndërqeveritare midis Gjermanisë dhe Indisë, të cilat do të bashkëkryesohen nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri indian Narendra Modi.

Rritja e fokusit në Indi

Duke nënvizuar rëndësinë në rritje të Indisë për Gjermaninë, qeveria Scholz miratoi javën e kaluar një dokument të quajtur “Fokus në Indi”, me qëllim forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik midis dy palëve që mbulon të gjitha fushat e lidhjeve, duke përfshirë tregtinë, migracionin, klimën dhe politikën e jashtme.

Berlini miratoi gjithashtu një seri prej 30 masash për të inkurajuar imigracionin nga India në një përpjekje për të tërhequr punëtorë të kualifikuar për të mbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës. Të premten, Scholz dhe Modi do t’u drejtohen qindra drejtuesve të biznesit që marrin pjesë në një konferencë biznesi në Nju Delhi. Mbledhja dyvjeçare vjen në një kohë kur ekonomia e Gjermanisë është në rënie dhe ka probleme me bizneset dhe kompanitë. Por kompanitë gjermane mbeten optimiste për perspektivat e tyre në Paqësorit aziatik.

Një sondazh i fundit nga Dhoma Gjermane e Tregtisë së Jashtme (AHK) dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) tregoi një ndjenjë pozitive midis kompanive gjermane që operojnë në rajon, ndonëse optimizmi në Kinë nuk është si përpara.

Zvogëlimi i varësisë nga Kina

Kina ka qenë prej kohësh fokusi kryesor i kompanive gjermane në Azi. Kompanitë gjermane të industrisë, veçanërisht në sektorët e automjeteve, makinerive dhe industrisë kimike, janë mbështetur tek kërkesat e gjigandit aziatik, që ka ndihmuar prodhimin dhe punësimin e mijëra punëtorëve të paguar mirë. Por ngadalësimi i zhvillimit ekonomik të Kinës i ka goditur rëndë këto kompani, duke i detyruar ato të ristrukturohen dhe të ulin kostot.

Rritja e tensioneve gjeopolitike midis Pekinit dhe Perëndimit ka rritur gjithashtu thirrjet për kompanitë që të zvoglojnë varësinë nga Kina dhe të diversifikojnë investimet dhe prodhimet e tyre. Si përgjigje, shumë kompani gjermane kanë filluar përpjekjet për të pushtuar tregje të reja.

“Gjatë 40 viteve të fundit, ekonomia gjermane është vendosur në tregun kinez dhe ka ndërtuar një rrjet kompleks dhe mirëfunksionues të zinxhirëve të furnizimit, rrugëve të prodhimit dhe kanaleve të shpërndarjes së prodhimeve,” tha për DW Volker Treier, drejtues i DIHK.

“Ky rrjet nuk mund të transferohet me lehtësi në tregje të tjera. Është gjithashtu e rëndësishme që rreth 90% e kompanive gjermane në Kinë prodhojnë për tregun kinez — kështu që ka një lidhje të ngushtë me tregun e brendshëm kinez,” shtoi ai.

India paraqet mundësi dhe sfida

Megjithatë India po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë gjermane, pasi ekonomia e saj po rritet me shpejtësi. Njëkohësisht tregtia midis dy palëve po rritet, duke arritur një rekord prej 30.8 miliardë euro në 2023.

Kompanitë gjermane planifikojnë të zgjerojnë investimet e tyre në Indi në vitet e ardhshme, të tërhequr nga kostot e ulëta të punës në këtë vend, stabiliteti politik dhe numri i mjaftueshëm i punëtorëve të kualifikuar”, thuhet në studimin me titull “Perspektiva e biznesit Gjermani-Indi 2024”.

Por kompanitë përballen edhe me sfida në tregun indian, thuhet në raport, duke përmendur ndër tjerash pengesat burokratike, korrupsionin dhe një sistem kompleks tatimor. “Pavarësisht këtyre sfidave, kompanitë gjermane janë të sigurta për perspektivat e tyre afatgjata në Indi. Ekonomia e Indisë pritet të rritet fuqishëm në vitet e ardhshme, ndërsa kompanitë gjermane janë të pozicionuara mirë për të përfituar nga rritja,” thuhet në raport.

Friedolin Strack i BDI beson se India është një “treg jashtëzakonisht i rëndësishëm në rritje për industrinë gjermane”. Kushtet e investimeve atje janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të zgjerimit të infrastrukturës, disponueshmërisë së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe adoptimit të shpejtë të teknologjive digjitale. Kompanitë gjermane janë shumë të interesuara të thellojnë përfshirjen e tyre atje”.

Ekspertët thonë se India nuk duhet të bëhet “Kina e re” për biznesin gjerman. “Nuk është asnjëherë ose/ose – tregtia globale nuk funksionon kështu”. Bizneset gjermane duhet të promovojnë lidhje të forta ekonomike midis Gjermanisë dhe Indisë, por edhe Gjermanisë dhe Kinës.

Në anketat e kompanive gjermane të kryera nga DIHK thuhet se ato janë të vetëdijshme për rreziqet dhe përfitimet që lidhen me aktivitetet e tyre të biznesit në Kinë dhe Indi. “Por – të paktën tani për tani – rreziqet nuk duket se peshojnë më shumë se përfitimet,” vuri në dukje Treier.

Vende të tjera tërheqëse në Azi dhe Paqësor

Shumica e kompanive gjermane që kërkojnë të zhvendosen jashtë Kinës zgjedhin të zhvendosin aktivitetet e tyre në vende të tjera të Azisë. “India, Japonia dhe Koreja e Jugut po përfitojnë veçanërisht nga ky trend. Në Azinë Juglindore, janë Tajlanda, Singapori dhe Vietnami,” tha Treier.

“Megjithatë, zhvendosja reale e prodhimit nuk ka ndodhur ende”, thotë ai duke shtuar se barrierat për zhvendosje, si kërkesat rregullatore, kostot e larta dhe vështirësitë në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm të biznesit.

Strack tha se madhësia e tregut është e rëndësishme për kompanitë gjermane që kërkojnë tregje shtesë, së bashku me potencialin e tyre të rritjes. “Duke parë këta faktorë, Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e ASEAN-it janë veçanërisht tërheqëse për kompanitë gjermane”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligji për agjentët e huaj, kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
Artikulli tjetër Rikthehet ora dimërore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.