KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji për agjentët e huaj, kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji për agjentët e huaj, kërcënim për demokracinë në Mal të Zi
AnalizeOpinionRajoni

Ligji për agjentët e huaj, kërcënim për demokracinë në Mal të Zi

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2024 2:49 pm
126 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kërkesa e partive pro-serbe dhe pro-ruse, që janë pjesë e qeverisë në Mal të Zi, për miratimin e ligjit për agjentët e huaj vlerësohet nga analistët malazezë si kërcënim serioz për demokracinë por edhe për integrimin evropian të vendit.

Këto kërkesa, sipas tyre, janë absurde dhe miratimi i një ligji të tillë rrezikon rrugën e Malit të Zi drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Përmendja e miratimit të një ligji të këtillë është absurde, aqë më shumë kur Mali i Zi pretendon dhe është një shtet që po bën hapa për tu integruar në BE. Aqë më shumë kur dihet se këto ligje përcaktohen me rregulla dhe norma që janë të nivelit ndërkombëtar dhe që nënkuptojnë lëvizjen e kapitalit në mënyrë të lirë”, thotë analisti dhe publicisti Haxhi Shabani.

Analisti Muzafer Beli Çaushi shpreh habinë se si një kërkesë e tillë mund të vijë nga parti dhe organizata, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në opinionin malazez.

“Një nismë e tillë lë një shije të hidhur në opinion dhe shkakton shqetësime dhe huti, duke na përkujtuar se si në hapësirën tonë ka parti dhe organizata që ende e kanë mendësinë e së kaluarës”, thotë zoti Çaushi.

Ai thotë se një ligj i tillë mund të kufizojë hapësirën për veprim civil që ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Malit të Zi dhe të pengojë punën e mediave të pavarura.

Edhe analisti Haxhi Shabani vë në dukje se një ligj i tillë do të krijoj probleme në funksionimin e shoqërisë civile dhe të mediave.

“Mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i disa shoqatave, të cilat kanë marrë fonde pikërisht për mënyrën si funksionon demokracia. Këto shoqata kanë përcjellë fushatat zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve ku në një farë mënyre janë një mekanizëm i cili përcakton se sa plotësohen standardet ndërkombëtare në nivel të zgjedhjeve, por edhe në nivel të mediave sepse mediat në Malin e Zi kanë një hapësirë shumë të ngushtë dhe mediat e pavarura gjithmonë kanë qenë një pretendim më shumë se sa kanë funksionuar”, tha analisti Shabani.

Ndërkaq analisti Ismet Kallaba këtë nismë e sheh si pjesë të agjendës së partive pro-serbe dhe pro-ruse, me qëllim të ndikimit në politikën shtetërore të Malit të Zi.

“Në këtë kontekst këtë do ta lidhja edhe me përpjekjet tjera dhe nisma për ndryshimin për shtetësinë, konkretisht për miratimin e dyshtetësisë për qytetarët e Malit të Zi”, tha Kallaba.

Analistët thonë se nevojitet mbrojtja e menjëhershme e veprimtarisë së lirë dhe të pavarur të shoqërisë civile në Mal të Zi dhe të parandalohet miratimi i ligjeve që do të kërcënonin vlerat demokratike.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Barcelona shkatërron Realin dhe shkëputent në krye
Artikulli tjetër DW: Orientimi ekonomik i Gjermanisë drejt Indisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.