KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord
AnalizeBotaEkonomi

Eksportet gjermane të armatimeve arrijnë rekord

Përditësimi i fundit: 19 Dhjetor, 2024 11:08 am
133 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga fillimi i vitit deri më 17 dhjetor 2024 qeveria gjermane ka miratuar eksportimin e mallrave për armatime në vlerën rreth 13,2 miliardë euro. Këtë e deklaroi Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në shifrat paraprake. Kësisoj eksportet e armatimeve arrijnë një vlerë rekord duke e tejkaluar kuotën e një viti më parë. Më 2023 vlera e eksporteve të miratuara për armatimet ishte 12,2 miliardë euro. Volumi i lartë i eksportit të armatimeve vazhdon të ketë si arsye luftën në Ukrainë.

Ky vend i sulmuar nga Rusia edhe sivjet ka qenë vendi kryesor ku janë dërguar eksportet me një volum 8,1 miliardë euro, që përbën kuotën e 62 përqind të të gjitha eksporteve të miratuara për armatime. “Shifrat theksojnë, që ne vazhdojmë të qendrojmë fort në krahun e Ukrainës në mbrojtjen e saj dhe kundër luftës agresive ruse”, deklarohet nga Ministria e Ekonomisë.

Vlera e përgjithshme prej 13,2 miliardë euro konsiston në 8,1 miliardë euro për armë lufte dhe rreth 5,1 miliardë euro për mallra të ndryshme armatimi.

Përjashtim për eksportetet e armatimeve për Ukrainën

Eksportet e armatimeve i nënshtrohen vazhdimisht verifikimit të posaçëm nga qeveria. Për Singaporin sivjet u miratuan furnizime në vlerën 1,2 miliardë euro, për Algjerinë gati 559 milionë. Pasojnë SHBA (298,5 milionë euro), Turqia (230,9 milionë euro) dhe India (224,0 milionë euro).

Në fakt qeveria nën kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz kishte vendosur të ndiqte një kurs restriktiv sa i përket miratimit të eksporteve të armatimeve. Por për mbështetjen e Ukrainës në mbrojtje ndaj Rusisë është bërë një përjashtim. “Ndihma ushtarake për Ukrainën është në interesin tonë të politikës së sigurisë”, deklaroi sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë Bernhard Kluttig. Në përgjithësi qeveria i përmbahet kursit të saj “për një politikë restriktive ndaj eksporteve të armatimeve me një nivel të lartë të standardit të verifikimit”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk dhe Trump vlerësohen thuajse njësoj nga amerikanët
Artikulli tjetër Po ikin deri në Irlandë, mijëra shqiptarë kërkojnë azil

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.