KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Emergjencë kombëtare në portin e Durrësit

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2026 9:11 am
43 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në një kohë kur debati publik nga ekspertët e fushës është përqendruar në rrezikun që po i kanoset Durrësit për shkak të mos ndërtimit të portit të ri, në portin ekzistues po bien këmbanat e alarmit.

Operatorët ekonomikë që ushtrojnë aktivitetin në transportin detar dhe atë tokësor, shoqëritë e transportit ndërkombëtar etj po kalojnë një sërë problematikash, që nëse nuk marrin zgjidhje rrezikojnë seriozisht punën e tyre dhe njëkohësisht pozicionin konkurues të portit të Durrësit në rajon.

Pas takimeve me drejtuesit më të lartë të APD-së dhe shkresave zyrtare, situata duket se ka mbetur në vend numëro.

Mungojnë hapësirat në Terminalin e Kontejnerëve

Një nga kërkesat primare që operatorët ekonomikë i kanë parashtruar APD-së lidhen me zgjerimin në mënyrë urgjente të hapësirave fizike në Terminalin e Kontejnerëve.

Nisur nga rritja e konsiderueshme që numri i njësive TEU ka regjistruar vitet e fundit, hapësirat dedikuar atyre kanë ardhur duke u reduktuar gjithnjë e më shumë.

Por nuk është vetëm numri i lartë i kontejnerëve “fajtorë” për faktin se në terminal nuk po ka më hapësira të lira, por sipas operatorëve që operojnë në këtë sektor problemi qëndron tek mos menaxhimi i duhur nga ana e APD-së e këtij terminali.

Operatorët sugjerojnë disa opsione:

Të largohet sa më parë sheshi i shkarkimit të konteinerëve të importit me autovetura, duke u shpërngulur ose në fund të kalatës 0, ose jashtë terminalit.

Kontejnerët e monitorimit dhe kontrollit (kryesisht bananet ose frigot), pasi të kryejnë skanerin, nuk kanë pse kthehen për kontroll në sheshin e kontejnerëve, por mund të kontrollohen tek zona e skanerit, duke u përdorur sheshi para ose mbrapa skanerit për këtë qëllim.

“Nuk ka pse hapësira rreth e rrotull skanerit të përdoret për parkim automjetesh dhe kamionësh, por të përdoret për kontrollet doganore e monitorimet. Kështu lirohet një hapësirë tjetër në terminal, e cila përdoret në mënyrë të padrejtë për kontrollet doganre dhe policore”,- thonë operatorët.

Por nuk është ky problemi i vetëm për të cilin duhet gjetur zgjidhje.

Rritja e kapaciteteve të pajisjeve

Sipas operatorëve ekonomikë, krahas lirimit të hapësirave në tërminal, APD duhet urgjentisht të rrisë kapacitetet e pajisjeve të saj për përpunim anijesh dhe evadim konteinerësh.

Të njëjtat burime pohojnë se procesi i përpunimit të anijeve dhe koha e pritjes në radë është shumë e gjatë. Ata i sugjerojnë APD-së riparimin e vncave operacionalë, pasi puna në ngarkim shkarkim duhet të kryhet nga 3-4 vinça, ndërsa në kalatë duhet të përpunohen 2 anije njëkohësisht, nga 1 e vetme që përpunohet aktualisht.

Operatorët deklarojnë jashtë kamerave se vinçat funksionale kryejnë 8 lëvizje në orë, në një kohë që minimalisht duhet të kryejnë 15 lëvizje në orë.

Një kërkesë tjetër që i është adresuar disa herë Autoritetit Portual por deri më tani nuk ka marrë zgjidhje është kapaciteti i Reach Stacker, që operojnë në teminal.

Në tryezat e dialogut, operatorët kanë kërkuar që minimalisht nuk duhet të ketë më pak se 8 reach stacker për ngarkim – shkarkim kontejnerësh plot dhe 2 për ngarkim – shkarkim kontejnerësh bosh.

Njëkohësisht ata i kanë kërkuar Autoritetit Portual që të organizojë një takim mes tyre dhe Ministrisë së Transportit për të zgjidhur problematikat tenderuese për blerjen e mjeteve për terminalin

“Jemi në një situatë Emergjence Kombëtare për ekonominë e vendit dhe zhvilimin strategjik të transportit nëpërmjet portit të Durrësit”,- thonë operatorët, duke dëshmuar kështu situatën mjaft kritike të krijuar në portin më të madh në vend.

Të mos ngushtohet hyrja nr.4 e portit

Në të njëjtën kohë, ata drejtojnë gishtin në një tjetër problematikë, të krijuar javët e fundit, por duket se do të ketë pasoja mjaft negative për portin.

“Hyrja-dalja nr.4 e portit të mos ngushtohet në asnjë mënyrë, pasi do të shkaktojë vonesa dhe do të dëmtojë shpejtësinë e lëvizjes për në port dhe jashtë tij. Duhet patjetër të vazhdohet me korsi hyrje dhe dalje më vete vetëm për kamionët, siç është tani”- thonë ata.

Thellimi i portit

Një tjetër rekomandim i operatorëve është thellimi i kanalit hyrës të portit deri në kalatën 5, çka do të mundësonte akostimin e anijeve me të paktën 9 ML thellësi, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i lejuar i kalatave të kontejnerëve.

Mos thellimi i portit pamundëson akostimin e anijeve me kapacitet më të madh dhe nuk u jep mundësi operatorëve për ekonomizim më të madh të shpenzimeve të linjave për anijet e tyre për Durrës, duke ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve të transportit detar.

Rekomandim për Ministrinë dhe Doganën

Operatorët kërkojnë që APD të ndërhyjë pranë Ministrisë së Transportit ose në Qeveri, që kufizimi i lëvizjes së kamionëve gjatë verës, të mos aplikohet për mjetet që kryejnë eksport-import me destinacion portin e Durrësit, ose të reduktohet koha e kufizimit të lëvizjes së tyre.

Nga ana tjetër, sipas tyre, Dogana duhet të operojë brenda orarit zyrtar 08.00 – 22.00 dhe në asnjë mënyrë të mos ndalojë punën përpara këtyre orareve. Për konteinerët bosh dhe plot në eksport, të punohet pa kufizim orari nga Terminali dhe Dogana.

 

Marrë nga Durrës Lajm

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria e kufizuar në trajtimin shëndetësor
Artikulli tjetër Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ për dy Referendume

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje
Aktuale Analize Bota Sociale 29 Prill, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.