KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm
AnalizeEkonomiFinanceKryesoreSociale

Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2025 8:27 am
221 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një vit më parë, të ardhurat nuk janë rritur. Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai. “Na është rritur kosto e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros.

Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”. Ai shton se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku për shkak të forcimit të Euros janë rritur kostot e çdo produkti. Edhe turistët, sidomos ata nga Kosova, po përballen me shtrenjtim indirekt të çmimeve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Euro u këmbye mesatarisht 100.7 lekë në 2024-n, nga 123 lekë në 2019-n, kur dhe filloi bumi i turizmit, që u ndërpre përkohësisht nga pandemia.

Kjo ka bërë që të ardhurat e operatorëve të jenë automatikisht rreth 18-20% më të ulëta vetëm nga efekti i zhvlerësimit të monedhës së përbashkët. Male thotë se nuk është vetëm turizmi që është dëmtuar nga Euro e dobët, por edhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia, apo industria e fasonit. “Rreth 70% e ekonomisë po dëmtohet. Të vetmit që po dalin të fituar janë importuesit”. Male, ekonomist, nuk arrin të kuptojë se si qeveria ka ndërmarrë vetëm politika që kanë çuar në zhvlerësimin e Euros.

“Pse qeveria duhet të rrisë peshën e borxhit në valutë dhe të emetojë eurobonde, ndërkohë që ka të paktën dy vjet që buxheti është me suficit dhe nuk arrin të shpenzojë paratë. Pse nuk i rrit pensionet që të shtojë qarkullimin e parasë në ekonomi?!” Edhe për 2025-n, hoteleria, të paktën në kryeqytet, nuk po sheh rritje, sipas tij. Në muajt e parë kishte rënie rreth 5%, ndërsa në gusht ishte pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë. Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë.

“Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”. Për më tepër, turistët që vijnë në Shqipëri, janë me kosto të ulët. “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend, ku 80% e tregut ajror zotërohet nga kompanitë me kosto të ulët, të cilat sjellin turistë që shpenzojnë pak”. Rritje të fortë të aktivitetit të hotelerisë nuk presin më as bizneset e bregdetit. “Viti 2024 ishte një vit mjaft i mirë për turizmin, me një rritje 10%, që në fillim as nuk e mendonim. Gjithsesi, mendoj që nuk do të kemi një rritje të tillë dyshifrore në vazhdim.

Për hotelerinë, shifrat e rritjes së turizmit duhet të lexohen me kujdes pasi vetëm 17-18% e të huajve që vijnë në Shqipëri qëndrojnë në struktura të kategorizuara si hotele. Pjesa tjetër qëndrojnë në apartamente me qira ditore ose shkojnë takojnë familjarë. Pra numri i hyrjes së të huajve në vend jo domosdoshmërish shfaqet edhe në hotele”, pohon Fatos Çerenishti, nga “Fafa Group”. Pavarësisht potencialit, sektori i hotelerisë përballet me shumë sfida.

“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit ku unë kam edhe aktivitetin. Si fillim ishte mungesa e ujit, për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri. Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar, pasi duke qenë një biznes sezonal, si dhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojnë në zinxhir të gjithë. Edhe për infrastrukturën shumë punë është bërë, por ka ende shumë për t’u bërë. Sezoni veror 2025 mendoj se pak a shumë do të jetë në të njëjtat nivele si viti 2024 pa ndonjë rritje domethënëse”, pohon z. Çerenishti i “Fafa Group”.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas te Serbia para ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori vihet kundër trajnerit
Artikulli tjetër Hotelet, si po rriten në Durrës e Shëngjin, dobët kryeqyteti: Vilat domonojnë jugun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.