KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: IA-ja shtrenjton smartfonët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > IA-ja shtrenjton smartfonët
AktualeAnalizeBotaEkonomiHI-TechSociale

IA-ja shtrenjton smartfonët

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 10:04 am
23 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nëse po mendon të blesh pajisje të reja teknologjike këtë vit, duhet të llogarisësh me rritje çmimesh dhe një zgjedhje më të kufizuar për shumë pajisje elektronike të njohura. Arsyeja është bumi mbarbotëror i Inteligjencës Artificiale(IA), i cili po e transformon rrënjësisht industrinë e gjysmëpërçuesve.

Pas zhvillimit dhe funksionimit të Inteligjencës Artificiale qëndrojnë qendra të fuqishme të përpunimit të të dhënave, të cilat janë shndërruar në konsumatorë të mëdhenj të çipave me performancë të lartë. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë kapacitete prodhuese po orientohen drejt këtij sektori. Si pasojë procesorët modernë dhe modulet e memories me shpejtësi të lartë, që përdoren në pajisjet elektronike për konsumatorët, po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u siguruar në treg.

Mesatarisht mbi 600 euro për një telefon inteligjent

Mungesa e komponentëve elektronikë në treg po ndihet gjithnjë e më shumë nga konsumatorët, veçanërisht tek pajisjet që kërkojnë fuqi të madhe përpunuese, si smartfonët, laptopët, kompjuterët, si edhe pajisjet dhe konsolat e video-lojërave. Këtë e tregon një analizë e kompanisë së kërkimeve të tregut NIQ, e publikuar me rastin e hapjes së panairit ndërkombëtar të teknologjisë IFA.

Në qershor gjiganti amerikan Apple njoftoi për një rritje çmimesh për shkak të kostove në rritje të çipave. Drejtori i sapolarguar i kompanisë, Tim Cook, i cilësoi këto rritje si “të pashmangshme”. Se sa shumë do të preken konsumatorët kjo pritet të bëhet e qartë ditët e ardhshme, kur kompania pritet të prezantojë modelet e reja iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max.

Edhe prodhues të tjerë të njohur të elektronikës, si HP, Dell dhe Nintendo, i kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të tyre, njoftoi Wall Street Journal. Shoqata gjermane e industrisë digjitale Bitkom parashikon që çmimi mesatar i një smartfoni gjatë këtij viti të arrijë në 646 euro.

Modelet e lira pritet të bëhen më të rralla

Prodhuesit po e përshtatin strategjinë e tyre ndaj mungesës së komponentëve duke u fokusuar kryesisht te konfigurimet më të kërkuara, si ato me memorie 256 ose 512 gigabajt. Ata po zvogëlojnë larmishmërinë e modeleve të ofruara ose po rrisin çmimet. Si pasojë pajisjet me çmime më të lira po bëhen gjithnjë e më të pakta në treg.

Eksperti i industrisë nga kompania e kërkimeve të tregut NIQ, Alexander Dehmel, thotë se nuk pritet ndnjë krizë e përgjithshme si ajo e vitit 2020. Sidoqoftë ai paralajmëron se blerësit duhet të llogarisin me një ngritje të ndjeshme të çmimeve. Sipas tij nuk pritet një ndërprerje e përgjithshme e furnizimeve, por konfigurime të caktuara me fuqi të lartë llogaritëse dhe kapacitete të mëdha memorieje do të bëhen më të shtrenjta ose do të jenë të disponueshme vetëm pas periudhash më të gjata pritjeje.

 

Marrënga DW

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ Marrëveshja për Presidentin në krizë
Artikulli tjetër Ekzekutohet një 67-vjeçar në Miridtë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.