KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë/ Marrëveshja për Presidentin në krizë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kosovë/ Marrëveshja për Presidentin në krizë
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Kosovë/ Marrëveshja për Presidentin në krizë

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 10:01 am
40 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ndonëse kishte një dakordim ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti,  dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për votimin e Bekim Sejdiut për president, gjërat duket se ndryshuan vetëm tre ditë pas marrëveshjes. Gjashtë deputetë të LDK-së u deklaruan kundër marrëveshjes, që e bën të pamundur arritjen e numrit prej 80 deputetësh në sallë me rastin e votimit, sa janë të domosdoshëm. Kryeministri në detyrë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, megjithatë, vazhdon të besojë se marrëveshja politike me LDK-në për zgjedhjen e presidentit akoma nuk ka dështuar. Ai beson se diskutimet do të vazhdojnë, ndonëse vetë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka njoftuar ate se me këtë përçarje brenda partisë së tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Kurti: Vazhdojmë të jemi optimistë

“Nga kryetari Abdixhiku jam njoftuar mbi situatën që ekziston në subjektin e tij politik. Gjithashtu, e njoftova edhe unë për diskutimet me grupin parlamentar të VV-së. Tash na duhet një mbledhje e re e Kryesisë për të parë se cilat janë mundësitë që të ecim përpara. Vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se më parë”, tha Kurti. Ai akuzoi gjashtë deputetët e LDK-së, se “duan të shkojmë sërish në zgjedhje”.

Kurti e ka mbështetjen për çështjen e Presidentit edhe nga pakicat joserbe, me të cilët zhvilloi një takim në mbrëmjen e së mërkurës.

“Ishim dhjetë veta, pesë jemi në qeveri, pesë në Kuvendin e legjislaturës së ardhshme. Janë dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptianë dhe nga një serb, ashkali dhe rom. I falënderova për kontributin që japin dhe do të vazhdojmë të ecim tutje bashkë, duke u përpjekur që t’i evitojmë zgjedhjet, tash që kemi marrëveshje”, u shpreh Kurti, duke shtuar se “situata politike është bërë më e vështirë”, sidomos pas zhvillimeve të fundit në LDK”.

Ndërsa Lumir Abdixhiku, arsyetimin e gjashtë deputetëve të tij “rebelë”, se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, e ka cilësuar si të paqëndrueshëm.

Abdixhiku akuzon gjashtë deputetët

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit: zgjedhje të reja”, shkroi Abdixhiku.

Dy partitë e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, nuk kanë pranuar të jenë fare pjesë e diskutimeve për çështjen e Presidentit, duke thënë se duan të qëndrojnë në opozitë.

Analisti Blerim Burjani, duke komentuar zhvillimet e fundit dhe paqëndrueshmërinë e marrëveshjes Vetëvendosje-LDK për çështjen e presidentit, thotë se “nëse një marrëveshje vetëm e shmang përkohësisht bllokadën, por krijon një raport të pabarabartë politik, ajo mund të jetë zgjidhje teknike, por jo edhe zgjidhje demokratike”.

“Kjo nuk është thjesht çështje e emrit të presidentit. Është çështje e funksionimit të demokracisë institucionale. Kur partitë e përdorin shtetin si mjet për të zgjidhur problemet e tyre politike, atëherë institucionet humbin autonominë dhe qytetari humb besimin. Kosovës nuk i duhen kuazi-zgjidhje. I duhet një marrëveshje politike që respekton Kushtetutën, institucionet dhe vullnetin e qytetarëve. Përndryshe, kriza nuk zgjidhet – vetëm shtyhet për një ditë tjetër”, shkroi Burjani.

Sipas tij, “thelbi i kritikës është raporti ndërmjet partive politike dhe institucioneve të shtetit”. “Në një demokraci funksionale, partitë janë mjete përmes të cilave qytetarët marrin pjesë në qeverisje, ato nuk duhet ta trajtojnë shtetin si pronë të tyre”, pohon ai.

Deri tani janë siguruar 74 vota

Sidoqoftë, deri tash, nga 120 vendet sa ka Parlamenti i Kosovës, janë të siguruara vetëm 74 vota në favor të zgjedhjes së  Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Por nevojiten të paktën 80-të, që do të thotë se numri i tanishëm nuk i eviton zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Me arritjen e marrëveshjes, tre ditë më parë, ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për presidentin, dukej se rruga për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë ishte hapur.

Megjithatë, tash për tash akoma nuk dihet se kur mund të thirret seanca për konstituimin e Parlamentit të Kosovës, që më pas të hapet rruga për zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës dhe tentimit për ta zgjedhur edhe presidentin.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri janë të mjaftueshme 61 vota. Por prania në sallë e të paktën 80 deputetëve është e domosdoshme në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të cilësohet legjitim.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti dhe e treta në më pak se dy vjet që Kosova provon të formojë institucione të qëndrueshme pas zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të tetë qershorit u mbajtën sepse Kuvendi u shpërnda pasi dështoi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit. Një cikël i njëjtë zgjedhjesh mund të përsëritet nëse, brenda 60 ditëve të ardhshme pas konstituimit të Kuvendit, nuk zgjidhet Presidenti i Kosovës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Pasqyrë” për çmimet teksa Shqipëria paguan si Europa
Artikulli tjetër IA-ja shtrenjton smartfonët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.