KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inceneratori i Tiranës merr 21% më shumë fonde, se plani më 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Inceneratori i Tiranës merr 21% më shumë fonde, se plani më 2024
AktualeEkonomiKorrupsionOpinionSociale

Inceneratori i Tiranës merr 21% më shumë fonde, se plani më 2024

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2025 1:43 pm
258 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kompania Integrated Energy BV SPV që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës, që është edhe në sekuestro dhe në hetim nga SPAK për korrupsion, mori në vitin 2024 pagesa nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave 1,53 miliardë lekë ose 21 për qind më shumë se plani për këtë projekt.

Tabelat që shoqëronin buxhetin 2024 planifikonin që pagesat për projektin “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” që menaxhohet të nga Integrated Energy BV SPV të arrinin në 1,2 7 miliardë lekë, por të dhënat nga thesari të gjeneruara nga Open Data Albania tregojnë se janë paguar nga 1 janari -në 31 dhjetor 2024 më shumë se 1,53 miliardë lekë ose 2,7 milionë euro më shumë se plani.
Informacioni i detajuar tregon se 32 për qind e pagesa u dhanë në tremujorin e fundit. Deri në shtator ishin paguar rreth 1 miliardë lekë, dhe në tre muajt e fundit të vitit 2024 u pagua më shumë se 500 milionë lekë.

Te dhënat e thesarit tregojnë në ditën e fundit të vitit 31 dhjetor 2024, Thesari ka çelur 76 milionë lekë ose 767 mijë euro ndaj Integrated.

Të dhënat mbi faturat e pagesave tregojnë se fondet kanë shkuar për depozitim mbetjesh ndaj Bashkive të Durrësit, Kavajës, Vorës, Kamzës, ndërsa në përshkrimin e faturave të Bashkisë Tiranë është edhe ndërtimi inceneratorit ( shiko tabelën e mëposhtme).

Faturat e thesarit tregojnë se pagesat bëhen ndaj Integrated Energy BV SPV e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e incineratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare.

Një nga faturat ka këtë përshkrim: ”Bashkia Tiranë likuidim për depozitim mbetje urbane, inerte, ndërtim land-filli incenerator dhe rehabilitim i kontratës në vazhdim. Situacion mars 2024 nr.1158/2024. Fatura nr 1157/2024 dt 14.062024”.

Çështja e incineratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar prapa hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë. Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitit 2021 ishte 48 %.

Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare ne vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.

Në ekstraktin e kompanisë Integrated Energy BV SPV thuhet se kompania ka këtë objekt aktiviteti: Ndërtimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve ne Tirane dhe prodhimi i energjisë për autoritetin kontraktues, duke përfshire financimin, ndërtimin, vënien në pune, furnizimin, transmetimin, shpërndarjen, shitjen dhe eksportin e energjisë elektrike në këtë kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti tregtar që lidhet dhe ushtrohet sipas kësaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjetër qe kontribuon ne zhvillimin dhe administrimin e projekti”.

Aktualisht administrator i Integrated Energy BV SPV është Indrit Karaj, Administrator i Agjencisë se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestë për diskriminimin e veriut
Artikulli tjetër Korrupsion me tokat e Himarës, gjykim i shkurtuar për Jorgo Goron

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.