KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 9:40 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zgjeruar blerjet në tregun e energjisë gjatë shtatorit, duke e çuar në rreth 80 milionë euro vlerën totale të importeve të kontraktuara që nga vera, në një periudhë kur prodhimi vendas hidroenergjetik është kufizuar nga kushtet e pafavorshme hidrike dhe kërkesa për energji ka vijuar të rritet.

KESH ka siguruar rreth 570 mijë MWh energji përmes procedurave të blerjes të zhvilluara gjatë muajve të fundit, me një vlerë totale të përllogaritur prej rreth 80.3 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e importeve lidhet me periudhën 1 korrik–30 shtator, kur kompania kontraktoi 331,200 MWh energji me një çmim mesatar të ponderuar prej 125.47 euro/MWh, për një vlerë prej rreth 41.6 milionë euro.

Në gusht, KESH shtoi edhe 109,950 MWh të tjera në portofolin e blerjeve, me një vlerë rreth 16.2 milionë euro. Këto kontrata përfshinë 25,605 MWh për periudhën 22–30 gusht dhe 84,345 MWh për periudhën 31 gusht–30 shtator.

Rritja e kërkesës për energji në tregun e importit ka vijuar edhe në shtator, me katër procedura të reja blerjeje që mbulojnë periudhën deri në fillim të tetorit.

Në datat 5–6 shtator, KESH kontraktoi 13,395 MWh në katër lote, me çmime të ponderuara që varionin nga 139.42 euro/MWh deri në 168.33 euro/MWh.

Për periudhën 7–13 shtator, kompania siguroi 19,467 MWh të tjera në dy lote, me çmime të ponderuara prej 169.85 euro/MWh dhe 156.66 euro/MWh.

Një tjetër blerje u realizua për periudhën 12–13 shtator, ku KESH kontraktoi 10,560 MWh me çmim të ponderuar prej 166.82 euro/MWh.

Kontrata më e madhe e fundit lidhet me periudhën 14 shtator–11 tetor, ku KESH bleu 57,120 MWh me një çmim të ponderuar prej 196.80 euro/MWh, niveli më i lartë mes procedurave të fundit.

Në total, katër procedurat e fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit i shtuan portofolit të KESH 100,542 MWh energji me një kosto prej rreth 18.25 milionë euro.

Kthimi i KESH në pozicion blerësi vjen pas një fillimi viti me prodhim më të lartë hidroenergjetik, kur kompania operoi kryesisht si shitës në treg. Gjatë periudhës janar–prill, KESH shiti 456,945 MWh energji dhe arkëtoi 33.15 milionë euro me TVSH, me një çmim mesatar shitjeje prej 60.51 euro/MWh.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson

Sindikata e punonjësve të transportit protestë para Bashkisë së Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Artikulli tjetër Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n
Analize Sociale Sporti Zhvillim 16 Shtator, 2026
Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 16 Shtator, 2026
Kompanitë guaskë në krye të skemave të pastrimit të parave
Analize Finance Fokus Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.