KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së
AktualeFokusKomentKryesorePolitikeRajoni

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 10:11 am
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Po vijon në Hagë seanca për shpalljen e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në hapje të seancës, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, theksoi se procesi nuk ka në qendër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por përgjegjësinë individuale të personave të akuzuar.

“Ne po gjykojmë disa persona për përgjegjësi individuale dhe nuk jemi duke gjykuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryegjyqtari.

Më pas, gjyqtari paraqiti pozicionet që katër të akuzuarit kishin mbajtur në strukturat e UÇK-së dhe renditi akuzat ndaj tyre.

“Hashim Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së dhe ai ishte shef i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe kryekomandant i UÇK-së e kryeministër i përkohshëm i Kosovës.

Kadri Veseli është shtetas i Kosovës, ishte shef i Drejtorisë së Zbulimit të UÇK-së, shef i SHIK-ut dhe Ministër i Shërbimit Informativ.

Rexhep Selimi, ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ministër i Punëve të Brendshme të QBK-së.

Jakup Krasniqi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte zëdhënës i UÇK-së dhe zv/komandant i UÇK-së. Gjashtë akuza rëndojnë mbi ta që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit. Prokuroria ngre akuza, duke i akuzuar se kanë trajtuar mizorisht civilë. Veprimet dhe mosveprimet kishin lidhje mes UÇK-së dhe ushtrisë serbe. Krimet u kryen gjatë veprimtarive të UÇK-së dhe ata kishin dijeni se viktimat nuk merrnin pjesë aktive në luftime. Të akuzuarit kanë përgjegjësi penale për krimet që janë ngritur akuzat. Të katër të akuzuarit kanë thënë se janë të pafajshëm”, tha gjyqtari.

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” – një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime lufte. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

 

Marrë nga Gijotina.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë
Artikulli tjetër Gjykata: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.