KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Koncesionet, KLSH: Mangësi nga dhënia te zbatimi i kontratës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Koncesionet, KLSH: Mangësi nga dhënia te zbatimi i kontratës
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesore

Koncesionet, KLSH: Mangësi nga dhënia te zbatimi i kontratës

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2024 10:06 am
221 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Analiza e gjashtë viteve aktivitet sa i takon fillesës së një koncesioni por edhe zbatimi i kontratës kanë dalë në përfundimin se ai shoqërohet me mangësi të shumta.

Kontrolli i Lartë i Shtetit publiko raportin e një auditimi të kryer pranë Ministrisë së Financave “Për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe miratimin e bonusit në procedurën konkurruese që i jepet shoqërisë”, për periudhën 09.12.2016 deri më datë 31.12.2022.

Referuar këtij raporti audituesit dalin në përfundimin se lidhur me përputhshëmrinë rezultuan mangësi kryesisht në procedurën e dhënies me koncesion dhe zbatimin e kontratës koncesionare, si shkelje e kuadrit rregullator të fushës (koncesioneve) për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, pasi është bërë nëpërmjet propozimit të pa kërkuar, i cili nuk e përfshin dhënien me koncesion në një nga fushat e përcaktuara në kuadrin rregullator të fushës.
“Dhënia me koncesion e shërbimit të verifikimit të shpërndarësve të karburantit, ka ndikuar negativisht në efektivitetin dhe eficiencën e investimeve të kryera në Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për blerjen e autolaboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme për kryerjen e këtij shërbimi, ku janë investuar 63,975,994 lekë.

U konstatuan mangësi në hartimin e kontratës së koncesionit duke mos pasqyruar kushtet e DST. Gjithashtu u konstatuan mangësi në zbatimin e kontratës nga koncesionari si dhe nga institucionet që mbështesin parregullsitë e konstatuara” thuhet në raport.

Konkretisht raporti i KLSH sjell në vëmendje se në shqyrtimin e dokumentacionit të dosjes së procedurës së dhënies me koncesion u konstatua se studimi i fizibilitetit dorëzuar nga koncesionari përmban të dhëna të pasakta në përllogaritjen e të ardhurave vjetore, të cilat automatikisht ndikojnë në vlerën e NPV (vlera aktuale neto), tregues i cili shërben për marrjen e vendimit për kryerjen e investimit ose/jo.

“Studimi i fizibilitetit përgatitur nga komisioni i dhënies me koncesion, përmban të dhëna jo të sakta, si dhe të pakonfirmuara nga burime zyrtare.

Komisioni, për ta bërë fizibël projektin e koncesionit, i ka shtuar si të ardhura vjetore koncesionarit, të ardhurat nga TVSH që do të sigurohen nga ofrimi i shërbimit nga koncesionari, si dhe është sjellë situata në kushte jo të barabarta me krahasuesin e sektorit publik, pra ofrimin e shërbimit nga DPM, ku kësaj të fundit nuk i kanë njohur aspak të ardhura për buxhetin e shtetit, përkundrazi i kanë shtuar si kosto TVSH që nuk ka mbledhur DPM, ndërkohë që DPM nuk është institucioni përgjegjës për mbledhjen e TVSH.

Komisioni i dhënies me koncesion nuk përmban specialist të fushës, detyrim ky ligjor për tu përmbushur”, thuhet në raport.

Audituesit kanë konstatuar se në raportin përmbledhës drejtuar titullarit të AK, mungojnë elementë që i japin fuqi ligjore dokumentit, konkretisht mungon vula e institucionit dhe si i tillë nuk vërteton miratimin nga titullari i AK.

“Në mendimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Borxhit Publik, nëpërmjet MEMO-s nr. s’ka, datë 27.08.2018, nuk pasqyrohet mendimi i drejtorisë së mësipërme për ndikimin që mund të ketë dhënia me koncesion në drejtim të deficitit buxhetor dhe detyrimeve kontingjente eventuale” nënvizon KLSH.

Raporti konstaton një seri elementësh në një parashtrim prej 178 faqesh duke bërë ndër të tjera edhe rekomandimet përkatëse për institucionet. Aktualisht koncesioni për kontrollin e instrumenteve matëse nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Mbajtës i kontratës është shoqëria koncesionare Noa Inspect shpk.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Salianji dërgon nga burgu kallëzimin për TIMS-in
Artikulli tjetër Po dështon modeli i Melonit me qendrat e azilit në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.