KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korridori 8, miratohet kontrata me Bankën Europiane të Investimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korridori 8, miratohet kontrata me Bankën Europiane të Investimeve
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Korridori 8, miratohet kontrata me Bankën Europiane të Investimeve

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2025 11:44 am
233 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, është miratuar në parim, kontrata financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza 1–Shqipëri”. Në këtë vendim thuhet se:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Miratimin, në parim, të Deklaratës së Nderit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Gjithashtu është miratuar në parim dhe marrëveshja e grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza I– Shqipëri”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

BE është duke zbatuar strategjinë “Global Gateway” që lidh vendet dhe rajonet në mbarë botën, duke nxitur investimet publike dhe private në një rrjet global të transportit dhe zinxhirëve të furnizimit. Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit, ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë.

Ky korridor u përfshi në rrjetin kryesor të transporit transeuropian, i njohur si TEN T, duke i dhënë prioritet financimit të tij. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përmirësojnë linjat ekzistuese dhe po ndërtojnë hallkat që mungojnë përgjatë korridorit, me qëllim shkurtimin e distancave fizike dhe zhvendosjen e sa më shumë pasagjerëve dhe mallrave përmes mënyrave të qëndrueshme të transportit.

Këto investime po shoqërohen me masa reformuese për përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit hekurudhor. Strategjia e Portës Globale lidh vendet dhe rajonet në mbarë botën duke inkurajuar investimet publike dhe private në një rrjet global të transportit dhe zinxhirëve të furnizimit, energjisë së gjelbër, telekomunikacionit modern, arsimit dhe kërkimit. Korridori VIII është një nga korridoret pan-evropiane, i cili përfshin si infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, dhe është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik.

Në buxhetin 2025 u parashikua të financohen rreth 88 milionë euro për Korridorin VIII, nyja më e rëndësishme rrugore në vend. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6% të fondeve të brendshme për transportin rrugor. 8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë 3,4 miliardë lekë.

Ndërsa 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan -Papër dhe Papër -Ura e Grykshit me 5,4 miliardë lekë financim. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë ose 150 mln euro në një gjatësi rreth 35 km.

Aksi tjetër vijues i Korridorit VIII është rruga Tiranë – Elbasan që ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës që ndihmojnë qarkullimin lindje perëndim. Në pjesën shqiptare, pika dalëse në Maqedoni e Korridorit VIII do të jetë Ura e Bushtricës në Përrenjas, për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.

Pak dite më par, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, inspektuan një nga kantierët më të rëndësishëm të Korridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele me gjatësi totale prej 1.1 km. Këto tunele do të lidhin qytetet e Elbasanit dhe Librazhdit, duke mundësuar përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjen më të mirë midis këtyre dy zona. Zv.kryeministrja Balluku, e cilësoi këtë projekt si një nga kantierët më të rëndësishëm të korridorit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të këtyre tuneleve.

Projekti konsiderohet një investim strategjik për infrastrukturën e vendit, duke lehtësuar kështu dhe lidhjet rrugore. Korridorit VIII do të lidhë portet e Italisë, me portet e Varnës dhe Burgasit duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në territorin shqiptar ai shtrihet në rreth 154 km.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Socialdemokratët e Tom Doshit ankohen
Artikulli tjetër Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.