KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme
AnalizeBotaEkonomiSocialeZhvillim

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2025 4:57 pm
176 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Drejtimi i një taksie në kryeqytetin rus nuk ka qenë kurrë punë shumë fitimprurëse për Saidin – një imigrant taxhik që jeton në rajonin e Moskës – por i ka siguruar të ardhura sa për të mbuluar shpenzimet.

Tani, thotë ai, benzina është rritur për më shumë se 30 për qind në javët e fundit – nga 45 rubla për litër në 60.

Në total, të ardhurat e tij ditore janë vetëm tri të katërtat e asaj që ka fituar më parë.

“Punon, paguan qiranë dhe benzinën – këto janë të gjitha shpenzimet tua”, thotë Saidi – duke mos dashur të identifikohet edhe me mbiemër – për Radion Evropa e Lirë.

Por, kryeqyteti rus nuk është i vetmi që po përjeton rritje çmimesh.

“Duket se Rusia është në prag të një krize të plotë karburantesh”, shkroi muajin e kaluar një nga gazetat më të mëdha të Moskës, duke treguar numrin në rritje të rajoneve që raportojnë mungesa dhe rritje çmimesh.

Mungesa i atribuohet kryesisht një faktori që nuk lidhet drejtpërdrejt me ekonominë: sulmeve me dronë të ushtrisë ukrainase, të cilat kanë nxjerrë jashtë përdorimit deri në 17 për qind të kapacitetit të rafinerive të naftës në Rusi.

Kjo po i trondit konsumatorët rusë, të cilët po e ndiejnë gjithnjë e më shumë ndikimin e ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik.

Pas viteve të një rritjeje të shpejtë, të nxitur nga shpenzimet e Qeverisë ruse për të financuar luftën në Ukrainë, ekonomia ruse tani po ecën me hapa shumë të ngadaltë.

Për Bankën Qendrore, e cila po përpiqet të ulë inflacionin e lartë, shpresa është që ky ngadalësim të ndihmojë në rikthimin e ekuilibrit. Për Kremlinin, shpresa është që kjo situatë të mos e dëmtojë financimin e luftës në Ukrainë.

“Kriza është e vazhdueshme, po zhvillohet, po rritet, po intensifikohet”, thotë për Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë ekonomisti rus, Igor Lipsits.

Për ekonomistë të tjerë, ky ngadalësim nuk është as kritik dhe as i papritur.

“Ky është ngadalësim i pritur i rritjes. Aktualisht, duket më shumë si një ‘ulje e butë’, jo si një krizë e mprehtë”, thotë Laura Solanko, ekonomiste në Institutin për Ekonomitë në Zhvillim të Bankës së Finlandës.

Ngadalësimi ekonomik

Për më shumë se dy vjet, ekonomia e Rusisë ka lëvizur përpara si një kamion me motor të fuqishëm, por me rrota gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Ky “kamion” ishte rezultat i një riorganizimi industrial kombëtar, i cili kishte për qëllim financimin e luftës në Ukrainë.

Falë të ardhurave nga shitja e naftës dhe gazit jashtë vendit, Kremlini ka derdhur sasi të mëdha rublash në ekonomi, duke u përqendruar në prodhimin e tankeve, armëve, predhave, dronëve, uniformave dhe pajisjeve ushtarake.

Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtje dhe siguri në vitin 2025 kanë arritur 41 për qind të totalit të buxhetit – niveli më i lartë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Për të siguruar mjaftueshëm ushtarë, Qeveria po ashtu ka ofruar paga dhe përfitime shumë të larta, duke i joshur njerëzit që të regjistrohen vullnetarisht për luftë.

Kjo ka sjellë para të mëdha në rajonet më të varfra të Rusisë, por, njëkohësisht, ka çrregulluar tregun e punës, duke rritur pagat dhe duke e çuar inflacionin gati në 10 për qind.

Për këtë arsye, Banka Qendrore është detyruar t’i rrisë normat e interesit për kreditë – gjë që ka ndikuar te huatë për makina dhe hipotekat.

Për pasojë, në tre muajt e parë të këtij viti, prodhimi i brendshëm bruto ka rënë për 0.6 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Kjo ka qenë tkurrja e parë që nga viti 2022, kur ekonomia ka rënë për 1.4 për qind, për shkak të sanksioneve perëndimore dhe largimit të kompanive të huaja, pas pushtimit të Ukrainës.

Këshilltarët kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë paralajmëruar publikisht për një ngadalësim të ekonomisë.

Ministri i Financave, Anton Siluanov, i tha Putinit se ekonomia do të rritet vetëm 1.5 për qind.

Disa ditë më vonë, ministri i Ekonomisë, Maksim Reshetnikov, ka thënë se ekonomia po “ngadalësohet më shpejt seç pritej”.

German Gref, drejtor i bankës shtetërore Sberbank, ka paralajmëruar për një mundësi “stagnimi.”

Putin, në anën tjetër, ka bërë përpjekje t’i qetësojë këto shqetësime.

“Jam i sigurt se në fund do të arrijmë t’i zgjidhim këto probleme, duke mbajtur ritmin e nevojshëm të rritjes ekonomike dhe inflacionin në minimum”, ka thënë ai në një forum biznesi në Vlladivostok.

“Të gjithë e kuptojnë se nëse inflacioni e mbingarkon ekonominë, gjërat nuk do të shkojnë mirë”, ka thënë Putin.

Problemet në favor të Putinit

“Pra, çfarë pritet më pas, është stagnimi – me rritje thuajse zero ose 1 për qind – dhe më pas do të pasojë një recesion”, vlerëson Bogdan Bakaleyko, ish-gazetar rus dhe komentues i çështjeve ekonomike.

Ai shton se nëse stagnimi ose recesioni çon në rritje të papunësisë, një gjë e tillë mund t’i shtyjë më shumë njerëz të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, për të përfituar nga pagat dhe përfitimet tjera që ofron Ministria e Mbrojtjes.

Rusët, “ose do të mbeten pa para, pa punë dhe pa ushqim, ose do të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes, sepse për këtë gjithmonë ka para”, thotë ai për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.

“Pra, problemet ekonomike i shkojnë drejtpërdrejt në favor Vladimir Putinit”, sipas tij.

Shtimi i problemeve

Për zyrtarët buxhetorë rusë, ngadalësimi ekonomik ushtron presion mbi buxhetin e Qeverisë, i cili tashmë po përballet me një deficit, që pritet të arrijë 5 miliardë rubla, apo 62 miliardë dollarë, në vitin 2025.

Megjithatë, Kremlini nuk ka dhënë shenja se dëshiron t’i zvogëlojë shpenzimet për luftën.

Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të paemëruara, raportoi se rritja e taksave është e pashmangshme.

“Suksesi i Rusisë në ruajtjen e gatishmërisë për luftë varet shumë nga çmimet e naftës dhe nga sanksionet”, vlerësoi Instituti Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare.

“Nëse Rusia pëson humbje në betejë dhe ka burime të kufizuara, mund të detyrohet të ndryshojë strategjinë – ose duke zvogëluar ofensivën, ose duke treguar më shumë gatishmëri për negociata”, sipas tij.

Ekonomisti i pavarur, Vlladislav Zhukovsky, parashikon një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili për herë të fundit është rritur në vitin 2019, pas zgjedhjes së Putinit për mandatin e katërt.

“Kjo është taksa më e rrezikshme për ekonominë dhe popullsinë, sepse mblidhet nga aktiviteti ekonomik brenda vendit”, thotë ai për Current Time.

“Kjo do të dobësojë industrinë ruse, sepse kompanitë do të detyrohen t’i kalojnë këto kosto te konsumatori përfundimtar. Për pasojë, çmimet do të rriten për së paku 10-15 për qind. Për qytetarët, kjo do të thotë humbje e fuqisë blerëse dhe ulje e standardit të jetesës”, përfundon Zhukovsky.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese
Artikulli tjetër FIFA konfirmon ndryshimin historik që prek klubet dhe kombëtaret në vitin 2026

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.