KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kursi i këmbimit dhe inflacioni fshehin të vërtetën e PBB-së për frymë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kursi i këmbimit dhe inflacioni fshehin të vërtetën e PBB-së për frymë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Kursi i këmbimit dhe inflacioni fshehin të vërtetën e PBB-së për frymë

Përditësimi i fundit: 9 Maj, 2025 12:40 pm
208 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria është bërë më e pasur apo thjesht leku më i fortë?

Kjo është pyetja që qëndron në thelb të një analize që zbërthen shifrat optimiste të qeverisë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë gjatë dekadës së fundit. Nga 3,552 euro për frymë në vitin 2013 në mbi 10,000 euro në vitin 2024 — tingëllon si një sukses i jashtëzakonshëm. Qeveria nuk ka humbur asnjë rast për ta thënë me zë të lartë e me grafikë plot ngjyra këtë arritje fenomenale të trefishimit të PBB-së për frymë. Por a është realisht kështu?

Në një lajm zyrtar të vitit 2019 (lidhja bashkëlidhur) informohet publiku se : Të ardhurat për frymë nga viti 2013 deri në 2019 u rritën me 27.2%. Pra po t’i besojmë shifrave optimiste të qeverisë nga viti 2019 deri në vitin 2024, PBB-ja për frymë është rritur me 272.8 %. Nuk është ndoshta e nevojshme të vëmë në dukje se nëse PBB-ja për frymë është trefishuar, atëherë në periudhën 2019-2024 të ardhurat për frymë janë rritur 10 herë më shumë se në periudhën 2013-2019. Një mrekulli ekonomike ka ndodhur!

Një vështrim më i thellë në të dhëna tregon një tablo më të kujdesshme, ku pas rritjes mbresëlënëse fshihen dy faktorë kryesorë që e deformojnë perceptimin e suksesit: forcimi lekut ndaj euros (që kërkon studim më vete) dhe inflacioni i akumuluar.

Lek më i fortë, euro më e dobët: Një rritje në letër

Në vitin 2013, një euro këmbehej me rreth 140 lekë. Në vitin 2024, kjo shifër ka rënë në më pak se 99 lekë. Ky zhvlerësim i euros, përballë një leku që është forcuar me mbi 30% gjatë periudhës, ka rritur automatikisht vlerën e çdo treguesi të shprehur në euro — përfshirë edhe PBB-në për frymë. Pra, Shqipëria nuk ka prodhuar domosdoshmërisht më shumë, por thjesht ajo që prodhon tashmë përkthehet në më shumë euro.

Nëse do të mbanim konstant kursin e këmbimit të vitit 2013, rritja e PBB-së për frymë në euro do të ishte shumë më modeste: nga 3,552 euro në rreth 7,051 euro — pra rreth 98% dhe jo 183% siç pretendohet me kursin aktual.

Inflacioni: Armiku i padukshëm i rritjes reale

Nga viti 2013 deri më 2024, çmimet janë rritur ndjeshëm — mesatarisht rreth 3.5% në vit, me shpërthime inflacioniste pas vitit 2022. Në total, inflacioni i akumuluar përllogaritet në rreth 40%, që do të thotë se fuqia blerëse e një leku në vitin 2024 është shumë më e ulët krahasuar me 2013-ën.

Kur PBB-ja për frymë e vitit 2024 llogaritet duke përdorur lekët e vitit 2013, rezultati bie ndjeshëm: rreth 705,091 lekë, nga 987,128 lekë që është nominalisht. Pra, rritja reale është vetëm +41.8% në 11 vjet — larg nga rritja e deklaruar në euro.

E njëjta histori me pagat: më shumë euro, por jo domosdoshmërisht më shumë bukë

Rritja e pagës mesatare është një tjetër rast studimi që tregon për iluzionin e progresit. Nga 52,080 lekë në vitin 2013 në 98,300 lekë në 2024, tingëllon si një përmirësim i ndjeshëm. E shprehur në euro, rritja duket dramatike: nga 372 € në 1,000 €. Por kur llogaritet me lekët e vitit 2013, ajo bie në vetëm 70,214 lekë – një rritje reale prej 34.8%, shumë më e ulët nga sa mundohen ta shfaqin në sipërfaqe.

Përfundimi: Shifrat e fryra fshehin realitetin modest

Rritja ekonomike në Shqipëri ekziston — por nuk është as afër asaj që përshkruhet nga shifrat e deklaruara në euro nominale. Kur heqim efektin e kursit të këmbimit dhe të inflacionit, del në pah një e vërtetë më e thjeshtë, më modeste, por edhe më e besueshme: rritja reale e PBB-së për frymë gjatë 2013-2024 është rreth 41.8%, por kurrsesi jo mbi 180% siç dëshiron ta fryjë për propagandë zgjedhore qeverisja aktuale.

Rekomandimi: Koha për sinqeritet ekonomik

Në një kohë kur perceptimi është gjithçka, është e rëndësishme që statistikat të mos shndërrohen në propagandë. Institucionet duhet të raportojnë në monedhën zyrtare lek, të ofrojnë analizë reale të të dhënave dhe të sqarojnë ndikimin e inflacionit dhe kursit të këmbimit. Të thuash të vërtetën në ekonomi nuk është dobësi — është domosdoshmëri për të ndërtuar besim me qytetarët.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projektet e BE-së përjashtohen nga TVSH-ja
Artikulli tjetër Edhe sot të varfër, me pagat e pensionet 30% më të ulëta se rajoni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.