KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026
EkonomiFokusKomentKryesoreRajoni

Kurti: Municionet e para “Made in Kosova” do të prodhohen në fund të vitit 2026

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2025 7:16 pm
388 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërtohet në Gjakovë do të prodhohen në fund të vitit 2026.

Qeveria në detyrë e Kosovës më 27 nëntor miratoi kërkesën për shpronësimin e pronave të ish-kombinatit bujqësor Ereniku, për ndërtimin e zonës industriale në Jahoc të Gjakovës, ku do të ndërtohet fabrika e municioneve.

“Me këtë hapim rrugë në terren ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së llojit të saj në Kosovë që do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta rrisë sigurinë tonë dhe do t’i shtojë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti.

Nëntorin e vitit të kaluar, Qeveria kishte njoftuar për nisjen e procesit për hapjen e një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilotë, të njohura si dronë.

Dhjetorin e po atij viti, Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshje me prodhuesin turk të industrisë Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.

“Ndërtimi i kësaj fabrike, për të cilin kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE, do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fundin e vitit 2026. Përveç fabrikës së municioneve, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojmë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, tha Kurti.

Ai gjithashtu tha se gjatë mandatit katërvjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës që sot shënon ditën e saj, “Dita e Forcës” është pajisur me pajisje moderne. Gjatë kësaj periudhe, mbi 430 milionë euro kanë shkuar për blerje të armatimit për FSK-në.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata Kushtetuese, vendos më 2 dhjetor për çështjen “Balluku”
Artikulli tjetër Zjarri në pallatet në Hong Kong, shkon në 83 numri i viktimave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën
Analize Bota Politike Zhvillim 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.