KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!
AktualeEkonomiRajoni

Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2024 12:07 pm
156 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tetë kompani aplikuan për tenderin për vazhdimin e ndërtimit të autostradës gjigande në Malin e Zi, ndër to edhe kompania kineze CRBC.

Podgorica zyrtare insiston se  tenderi po zhvillohet sipas rregullave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë pjesërisht projektin.

“Në tender ka aplikuar kompania CCC, kompania ombrellë ose siç quhet kompania mëmë CRBC. Por kush do të zgjidhet varet nëse i kanë plotësuar kërkesat. Është e mundur që e drejta për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës t’i jepet sërish CRBC-së kineze”, pohoi  ministrja e Transportit Maja Vukiçevic. Deputetët e aleancës pro-serbe favorizojnë hapur kompanitë kineze në media. Së fundmi, duke folur për investimet nga Kina në Mal të Zi, deputeti i Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjurovic, tha se “investitorët potencialë kinezë për pjesën e dytë të autostradës mund të fitojnë garën, sepse janë dëshmuar se janë kontraktorë korrektë”.

Në vitin 2014, Mali i Zi lidhi një kontratë pikërisht me kompaninë kineze CRBC për ndërtimin e seksionit të parë të rrugës Bar-Boljara dhe mori një kredi prej 944 milionë dollarësh nga kinezja Exim Bank.

Ajo kredi u mor prej ish qeverisë malazeze në kohën e presidentit Milo Gjukanovit në krye, pavarësisht kritikave për shkak të borxhit të lartë, jotransparencës së procesit të tenderit, korrupsionit të mundshëm dhe rrezikut që kinezët të përvetësonin pronën shtetërore si kolateral.

Seksioni i parë i autostradës u hap për trafik në vitin 2022, pas disa vonesave dhe rritjes së kostove të ndërtimit.

Ndërkohë pati aneksa të mëdha dhe në një raport të botuar në fillim të tetorit nga organizata joqeveritare amerikane, Forumi Ndërkombëtar për Studime Demokratike dhe Organizata joqeveritare malazeze MANS, që morën pjesë në zhvillimin e saj, thuhej se Kina ushtron ndikimin e saj në Mal të Zi kryesisht përmes ekonomisë, “shpesh duke përdorur korrupsionin midis elitave politike”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata e Romës vendos për kthimin e emigrantëve të mbërritur, drejt Italisë
Artikulli tjetër Kosovë-Serbi, takim më 24 tetor! Gjermania bën “presion”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.