KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2026 5:13 pm
91 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të ulin çmimin e karburanteve.

Duke filluar nga sot, nafta (EURODIZEL) do të shitet me 95 denarë/litër ose rreth 1.54 € /litër, kurse benzina BS-95 do të tregtohet me 94 denarë/litër ose rreth 1.53 € /litër. Konkretisht, nafta ka shënuar një rënie me 6,50 denarë për litër.

Por, ndryshe nga vendet e rajonit të cilat po aplikojnë masa lehtësuese për qytetarët, e kundërta po ndodh në Shqipëri.

Qeveria hoqi dorë nga Bordi i Transparencës 2 muaj më parë, kur deklaroi se do të shfuqizohej përfundimisht.

Në periudhën kur Bordi caktonte çmimet e karburanteve në treg, nafta kapërceu ndjeshëm kufirin e normales duke arritur në 265 lekë/litri. Edhe çmimi i benzinës kërceu në 243 lekë/litri.

Nga përditësimi i çmimeve të fundit të karburanteve në Shqipëri, vihet re një rritje e ndjeshme. Dy ditë më parë, çmimi i naftës ishte 219 lekë/ litri, një rritje prej 4 lekësh, ndërsa benzina tregtohej me 198 lekë/litri, duke u shtrenjtuar me 7 lekë.

Ndërsa vendet e rajonit po ndërhyjnë për të zbutur barrën e çmimeve të karburanteve për qytetarët, në Shqipëri qeveria ka zgjedhur të tërhiqet nga çdo mekanizëm i drejtpërdrejtë kontrolli. Në një kohë kur fqinjët ulin çmimet, mbetet e hapur pyetja se cilat janë masat që qeveria shqiptare po merr për të mbrojtur qytetarët nga kostoja gjithnjë e më e lartë e karburanteve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lojërat Mesdhetare/ Briken Calja ‘pushton’ Taranton
Artikulli tjetër Polonia po ndërton ushtrinë më të madhe në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.