KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 545 mijë shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë, më 2023-in
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbi 545 mijë shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë, më 2023-in
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Mbi 545 mijë shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë, më 2023-in

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 8:54 am
140 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sipas të dhënave të INSTAT, rreziku për të qenë i varfër që i referohet individëve në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim ishte i pranishëm në 42,1% të popullsisë së vendit me 2023, kundrejt 44,5% vlerësuar në vitin 2022.

Kosto mujore e shpenzimeve poshtë të cilave quhesh i varfër arriti në 22,547 lekë në muaj me rritje rreth 20 për qind në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave zyrtare 42% e familjeve shqiptare kanë të ardhura mujore në këtë kufi.

INSTAT publikon rezultatet e vitit 2023 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në njësitë ekonomike familjare në Shqipëri.

Treguesit kryesorë për monitorimin e varfërisë relative, shpërndarjen e të ardhurave dhe të treguesve të tjerë të nivelit të jetesës bazohen në objektivin e agjendës së Europa 2030.

Në vitin 2023, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,7%, duke pësuar një rënie prej 0,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2023 është vlerësuar me 270.565 lekë në vit në krahasim me 225.931 lekë që ishte në vitin 2022;

Rreth 545.400 individë në vitin 2023, janë vlerësuar nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt rreth 576.316 individë të vlerësuar në vitin 2022, tregues i cili është ulur me rreth 5,4%;

Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Europa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar 34,8%, kundrejt 37,0% vlerësuar në vitin 2022.

Sipas agjendës Europa 2030 individët e grup-moshës 18-64 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2023, sipas vlerësimeve përbëjnë 9,3%, kundrejt 10,4% në vitin 2022, me një rënie prej 1,1 pikë përqindje.

Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Në vitin 2023, 36,4% e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqerisë/familjare).

Trendi në zbritje vihet re në të tre grup-moshat, por një zbritje më të madhe kanë grup-moshat 18-64 vjeç ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2023, në krahasim me vitin 2022, është zvogëluar me 1,0 pikë përqindje në këtë grup-moshë.

Grup-mosha mbi 65 vjeç ka pësuar një rënie të lehtë në vitin 2023 me 0,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022.

Në vitin 2023, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në NjEF pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me NjEF me fëmijë në varësi, përkatësisht 11,3% dhe 23,9 % e individëve.

Në vitin 2023, indeksi i pabarazisë Gini është vlerësuar 30,2%, duke pësuar rënie me 0,8 pikë përqindje nga viti 2022. Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë).

Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100% shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat

Në vitin 2023, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 18,1%, krahasuar me vitin 2022.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, Partia Demokratike dërgoi 16 projektligje, në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetër The Economist: Si po kriset modeli gjerman i biznesit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.