KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar

Përditësimi i fundit: 13 Mars, 2025 3:00 pm
119 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bizneset shqiptare nuk po arrijnë që të rriten në kompani të mëdha e të mirëstrukturuara, duke e lënë ekonominë të varur nga mikrondërmarrjet. Statstikat e fundit të INSTAT mbi ndërmarrjet e vogla e të mësme tregojnë se në vitin 2023 në vend kishte vetëm 168 kompani me më shumë se 250 punonjës, nga 181 vitin e mëparshëm, duke rezultuar të mbyllura 12 subjekte të mëdha, me një rënie prej 7%.

Në rënie ishin dhe ndërmarrjet e mesme, me 50-249 punonjës, ku janë mbyllur 20 të tilla, duke zbritur në 1286 sipërmarrje. Në total janë 32 sipërmarrje më pak me mbi 50 të punësuar. Rënia e tyre vlerësohet e lidhur me sektorin e industrisë, që është një nga punëdhënësit kryesorë në vend

Në të kundërt janë rritur mikro ndërmarrjet, me rreth 3529 të hapura në 2023-n, duke e çuar numrin e tyre në 109.7 mijë, me rritje 3.3%. Gjithsej në fund të vitit 2023 kishte 117.29 mijë ndërmarrje, me rritje prej 3.4% me bazë vjetore.

Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare ka varësi të lartë nga mikrondërmarrjet sa i përket punsimit dhe shitjeve të realizuara. Ndërmarrjet e mëdha kanë një potencial më të lartë të realizojnë investime që rrisin vlerën e shtuar në ekonomi, të trajnojnë punonjësit dhe të ofrojnë vende pune që kërkojnë më shumë kualifikim dhe paga të larta. Në realitet ekonomia shqiptare duket ende e varur nga baret e restorantet, me mikrondërmarrjet, që kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %, të cilat janë ndikuar dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Sipas INSTAT, Struktura e treguesve kryesorë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore të Ndërmarrjeve, për vitin 2023, tregon se: NVM kanë kontribuar në treguesit kryesorë për vitin 2023, respektivisht me:

Tre treguesit kryesorë të NVM-ve në Shqipëri krahasuar me BE-në janë: Bazuar në Rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve dhe të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave rezulton: Në grupin e NVM, dominojnë në eksportin e mallrave ndërmarrjet e mesme, ku 37,6 % e tyre janë ndërmarrje eksportuese (fig.1).

Në grupin e NVM, dominojnë në importin e mallrave ndërmarrjet e mesme ku 73,9 % e tyre janë ndërmarrje importuese (fig. 2). Rreth 9,4 % e shitjeve neto të NVM, realizohen nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara. Në grupin e NVM, Ndërmarrjet e mesme realizojnë 16,8 % të shitjeve neto nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara dhe Mikrondërmarrjet realizojnë 3,2 % të shitjeve neto.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 65,9 %. Ndërmarrjet  e vogla  kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Ndërtimit me 29,3 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Industrisë përpunuese me  39,4 %.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Tregtisë me 32,1 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Industrisë përpunuese me 37,1 %.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO dënon me 3 vite e 1 muaj burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Artikulli tjetër Presidenti Trump zotohet për llogaridhënie për personat që bënë hetimet ndaj tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.