KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Me pasaportë europiane, por pa fonde IPARD për bujqësinë

Përditësimi i fundit: 16 Maj, 2025 1:35 pm
212 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dy vite më parë,teksa Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian pezulloi fondet, bazuar në dyshimet për korrupsion.

Qeveria ka dy vite që përpiqet ta minimizojë këtë masë ekstreme ndaj Shqipërisë. Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u përpoq të zbusë perceptimin publik për çështjen, duke e paraqitur si një problem teknik dhe jo si pasojë e korrupsionit të mundshëm.

“Komisioni Evropian ka një strukturë auditimi të fondeve ka gjetur disa parregullsi dhe ka kërkuar që ne të adresojmë parregullsitë nga pikëpamja sistemike. Dhe ne po bëjmë ekzaktësisht këtë gjë”, tha Rama gjatë një interviste televizive.

Fakt

E vërteta është se, Komisioni Evropian ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim fondesh dhe jo thjesht “parregullsi teknike” Për këtë arsye, në korrik të 2023 KE ndaloi përkohësisht financimin deri në rikthimin e besimit tek funksionimi i strukturave shqiptare që menaxhojnë fondet.

Në një letër drejtuar qeverisë shqiptare asokohe, Brukseli informonte mbi mangësitë serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri.

Madje, në një reagim të posaçëm për Faktoje, Komisioni Evropian konfirmoi asokohe se vendimi për Shqipërinë ishte i paprecedentë.

Prej asaj kohe, autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësojnë në mënyrë që vendi të rifitojë fondet e ndërprera për bujqësinë shqiptare.

Qeveria shqiptare duhet të vërtetojë ndër të tjera se respekton parimet e menaxhimit të qëndrueshëm financiar, transparencës dhe mosdiskriminimit, si dhe të garantojë mbrojtje të interesave financiare të BE-së, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare që mundësojnë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe korrigjimin e parregullsive për mashtrim.

IPARD ‘oksigjen’ për bujqësinë

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian.

Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, që u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, vendi ynë përfitoi mbi 71 milionë euro.

Por prej dy vitesh bujqësisë shqiptare i janë ndërprerë pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht janë ‘ngrirë’ fondet prej 146 milionë euro për programin IPARD III. Kjo çështje ka ngritur shqetësim mes aktorëve të fushës, të cilët kërkojnë veprim të shpejtë nga institucionet për zhbllokimin e fondeve dhe rritjen e mbështetjes për sektorin.

“Fondet IPARD ishin i vetmi burim oksigjeni për bujqësinë shqiptare, pasi mbështetja buxhetore është e papërfillshme. Institucionet duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në mënyrë që Komisioni Evropian të çel këto fonde sërish dhe sa më parë”, thotë Eduard Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

“Do të duhet që fondet kombëtare të cilat fillojnë të jenë të aksesueshme në fillim të vitit t’i bëhet një rishikim në bazë të nevojave reale që ka ky sektor, nëse do të duam që ai të jetë ende një sektor prioritar”, shton ekspertja për ccështjet e bujqësisë Esmeralda Ballesha.

Krahas mungesës së fondeve IPARD, sektori bujqësor në Shqipëri po përballet edhe me pasojat e rënda të emigrimit masiv dhe politikave të mbrapshta fiskale. Në fund të vitit të kaluar, të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave faktuan krizën në bujqësi.

Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, prodhimi bujqësor në Shqipëri u tkurr me 2,7 % në terma vjetorë.

Përfundim

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se Komisioni Evropian ka gjetur “vetëm parregullsi” dhe jo probleme të natyrës korruptive, është e pavërtetë. Dokumentet dhe vendimet zyrtare të Komisionit Evropian tregojnë se vendimi për pezullimin e fondeve IPARD është marrë për arsye të thella sistemike dhe dyshime për korrupsion, jo vetëm për mangësi teknike.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave
Artikulli tjetër Shqipëria voton, formula vendos

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.