KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2026 6:28 pm
15 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Operatorët e transportit publik, brenda një periudhe të shkurtër, kanë ngritur sërish alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i lartë i naftës dhe rënia e numrit të pasagjerëve.

Në letrën e dytë të muajit gusht 2026, drejtuar ministrive të Financave, të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën gjendet transporti.

Në shkresën dërguar institucioneve, operatorët e sektorit ngrenë alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i naftës, teksa kompensimi i dhënë për periudhën mars-prill-maj është i pamjaftueshëm për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit gjatë muajit gusht.

“Karburanti përbën një nga zërat kryesorë dhe më të rëndësishëm të kostos së aktivitetit të transportit publik. Për shkak të volumit të lartë të konsumit ditor të mjeteve, çdo rritje apo qëndrueshmëri e çmimit të naftës në nivele të larta reflektohet drejtpërdrejt në kostot e operimit të operatorëve.

Në kushtet kur tarifat e transportit publik mbeten të pandryshuara dhe operatorët duhet të garantojnë vijimësinë e shërbimit sipas linjave, frekuencave dhe kapaciteteve të përcaktuara, përballimi i kësaj kostoje është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Masat e kompensimit të ndërmarra deri më tani kanë qenë një mbështetje e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe vijimësinë e shërbimit. Megjithatë, problematika që solli nevojën për këtë mbështetje nuk është tejkaluar.

Çmimi i karburantit vazhdon të mbetet në nivele të larta dhe të ushtrojë presion të konsiderueshëm mbi kostot operative të shoqërive. Nëse kjo situatë vijon edhe gjatë muajit Gusht 2026 dhe muajve në vijim, pa u shoqëruar me një mekanizëm kompensimi financiar, operatorët do të përballen me vështirësi serioze për garantimin e shërbimit në nivelin aktual”, theksohet në letër.

Sipas shoqatës pamundësia për të përballuar në mënyrë të vazhdueshme kostot e karburantit dhe shpenzimet e tjera operative mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta, ndër të cilat:

  1. Vështirësi në garantimin e vazhdimësisë normale të shërbimit të transportit publik;
  2. Reduktim të numrit të mjeteve të vendosura në qarkullim;
  3. Ulje të frekuencës së mjeteve në linjat përkatëse dhe rritje të intervaleve të pritjes për qytetarët;
  4. Vështirësi në përmbushjen e detyrimeve financiare dhe operative të shoqërive;
  5. Shtyrje të investimeve dhe të ndërhyrjeve të nevojshme për mirëmbajtjen e flotës;
  6. Rrezik për përkeqësimin e cilësisë dhe standardeve të shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve.

Në këto kushte, Shoqata e Transportit Publik Qytetas kërkon që të shqyrtohet me prioritet vijimi i skemës së kompensimit për karburantin edhe për muajin shtator 2026, si dhe për muajt në vijim, për aq kohë sa çmimi i karburantit dhe kushtet ekonomike që kanë justifikuar këtë mbështetje vazhdojnë të mbeten në nivele të larta.

“Vlerësojmë se vijimi i kompensimit është një masë e domosdoshme për të ruajtur kapacitetet aktuale të transportit publik, për të shmangur reduktimin e mjeteve dhe të frekuencave, si dhe për të garantuar që barra e kostove të jashtëzakonshme të karburantit të mos ndikojë negativisht në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Kërkojmë angazhimin dhe ndërhyrjen tuaj institucionale për miratimin e vijimit të kompensimit financiar për muajin Qershor-Korrik-Gusht 2026 dhe për periudhën pasuese, deri në normalizimin e çmimit të karburantit dhe të kushteve ekonomike të ushtrimit të aktivitetit.

Shoqata dhe operatorët që ajo përfaqëson mbeten të gatshëm për të vënë në dispozicion të institucioneve përgjegjëse çdo të dhënë ekonomike, financiare apo operative të nevojshme për të evidentuar ndikimin real që çmimi aktual i karburantit ka mbi funksionimin e shërbimit të transportit publik”, theksohet në letrën e operatorëve.

Edhe në letrën e dërguar më 12 Gusht 2026 operatorët ngritën shqetësimin e mospërballimit të kostove nga nafta dhe rritjen e kohëzgjatjes së kompensimit.

Vendimi i miratuar më herët nga qeveria parashikon kompensim të operatorëve të transportit publik në masën 50 lekë për litër karburant, për sasinë e karburantit të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026. Nga operatorët e transportit publik kërkohet që kompensimi të jepet edhe për 4 muaj të tjerë. Ndërsa çmimi I naftës prej javësh në vend ka arritur mbi 210 lekë për litër.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin

86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Arrestohet në Ekuador një nga anëtarët e grupit kriminal të Dritan Gjikës
Aktuale Analize Fokus Kryesore 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.