KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga sot, transporti publik reduktohet me 40%, në të gjithë Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga sot, transporti publik reduktohet me 40%, në të gjithë Shqipërinë
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Nga sot, transporti publik reduktohet me 40%, në të gjithë Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 8:30 am
187 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, të cilat nuk morën përgjigje nga institucionet, shoqatat e transportit publik kanë vendosur të ndërmarrin masa drastike.

Duke filluar nga  sot (15 prill) ato do të reduktojnë me 40% numrin e autobusëve në Tiranë dhe flotën e mjeteve në rrethe, përfshirë autobusët dhe furgonat.

Shoqatat deklarojnë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe një takimi me institucionet më 1 prill 2026, nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse. Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.

Kjo situatë ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen financiare të operatorëve, duke i detyruar ata të ulin mer 40% shërbimin si një masë emergjente për të përballuar kostot.

“Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin e transportit publik. Kështu konstatojmë se:

a) Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, pavarësisht kërkesës së përsëritur të operatorëve;
b) Nuk ka një vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare të sektorit;
c) Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse;
d) Nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).

Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit.

Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër (sot) do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.

U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit , duke theksuar se kjo situatë nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë direkte e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive”, thuhet në njoftim e bërë publik dje.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kuvendi rrëzon nismat për naftën, prezantohet projektligji për taksat kombëtare
Artikulli tjetër Bilanci i zjarrit që përpiu një pallat në Tiranë: 30 apartamente të djegura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.