KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi rrëzon nismat për naftën, prezantohet projektligji për taksat kombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi rrëzon nismat për naftën, prezantohet projektligji për taksat kombëtare
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesorePolitike

Kuvendi rrëzon nismat për naftën, prezantohet projektligji për taksat kombëtare

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 8:21 am
69 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy nisma u prezantuan në komisionin e ligjeve për të shqyrtuar projektligjin për taksat kombëtare, që synonin uljen e çmimit të karburantit.

Nisma e prezantuar nga deputeti demokrat Eno Bozdo, kërkonte reduktimin e taksës së qarkullimit nga 27 lekë për litër në 7 lekë për litër.

“Taksa që propozohet për t’u reduktuar është një taksë që shqiptarët e paguajnë dy herë duke filluar që nga viti 2013, quhet taksë qarkullimi por paguhet në të njëjtën kohë edhe te furnizimi tek pompa e karburantit por edhe te kolaudimi i makinës. Të gjitha këto para që janë marrë nga qeveria këtë muaj që kur ka kërcyer çmimi prej konfliktit, nuk jepen si formë subvencionimi për industrinë as për ekonominë familjare. Ajo që ne kërkojmë është të ndërmarrim një masë për të stabilizuar çmimin e naftës”, tha deputeti demokrat.

“Nuk biem dakord si mazhorancë me nismën. Ne kemi zgjedhur si model që taksën e qarkullimit dhe karbonit ta inkludojmë tek çmimi i naftës dhe po ta bëni krahasimin me Kosovën dhe me Maqedoninë, ndaras këto dy taksa, çmimi i naftës me Kosovën dhe Maqedoninë në Shqipëri, nuk ka asnjë ndryshim. Por kjo është çështje zgjedhjeje e jona si forcë qeverisëse e këtij vendi”, u shpreh Ulsi Manja.

Nisma e grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkonte pezullimin e dy taksave, asaj të qarkullimit dhe taksës së karbonit.

Tedi Blushi: Sot e keni çuar 224 lekë çmimin e një litri naftë në pikat me pakicë. Çdo shqiptar paguan pothuajse dyfishin e taksave për karburant krahasuar me të gjitha vendet fqinje. E ftoj komisionin mos të vijë era naftë por erë përgjegjshmëri publike.

Ulsi Manja: Nisma cila është?

Tedi Blushi: Kërkojmë pezullimin e dy taksave, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

Ulsi Manja: Kur ju të votoheni me votat e shqiptarëve, hiqeni nga nafta edhe taksën e qarkullimit edhe taksën e karbonit, ndani taksat më vete. Kjo është çështje shumë e thjeshtë.

Të dyja nismat nuk arritën dot të marrin votat e shumicës, duke u rrëzuar në parim. Tani fjalën e fundit e ka komisioni i ekonomisë dhe financave.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Debate në Samitin e Diasporës
Artikulli tjetër Nga sot, transporti publik reduktohet me 40%, në të gjithë Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.