KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova, drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova, drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreRajoni

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova, drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2026 9:49 am
48 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftoi se pas heqjes së bllokadave në kufi ka nisur qarkullimi i kamionëve në drejtim të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më 29 janar.

Fillmisht, më herët gjatë ditës nisi qarkullimi drejt Malit të Zi, ndërkaq nga ora 20:00, kjo qendër tha se është “është normalizuar qarkullimi i kamionëve si në hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

Transportuesit nga Mali i Zi tërhiqen nga bllokimi i kufijve

Njoftimi vjen pasi Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi tha se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë.

Shoqata tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se për rrjedhojë ka filluar t’i tërheqë kamionët nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

“TVSH-ja po rimbursohet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Kemi marrë garanci se periudha e transitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Kemi marrë garanci se propozimi për përvojë pune preferenciale do t’i paraqitet Qeverisë për votim”, u tha pas takimit.

Por, shoqata shtoi se problemi me akcizën e karburantit nuk është zgjidhur.

“Por, ne kemi marrë garanci se të gjitha temat kryesore me partnerët evropianë, përfshirë ETIAS dhe akcizën mbi naftën, do të diskutohen në mënyrë që të na stimulojnë. Rritja e orarit të punës së inspektorëve fitosanitarë do të zgjatet”, theksuan përfaqësuesit e transportit.

Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave të Malit të Zi i bllokoi kufijtë për mallra pranë nëntë pikave kufitare: Debeli Brijeg, Ilino Brdo, Vraçenoviq, Rançë, Metelkë, Dobrakovë, Draçenovc, Kullë dhe Bozhaj, si dhe hyrjen dhe daljen nga Porti i Tivarit.

Gjatë protestës, pasagjerët dhe kamionët që bartnin ilaçe, kafshë, eksplozivë dhe armë, u lejuan të kalonin.

Edhe transportuesit në Maqedoni të Veriut i japin fund protestës

Nga ora 20:00 e së enjtes, shoqata e transportuesve në Maqedoni të Veriut, Makam-trans, tha se do të largojë bllokadat nga pikat kufitare

Protesta katërditore bllokoi dhjetë pikëkalime kufitare të Maqedonisë së Veriut, përfshirë ato me Kosovën.

Shoqata Makam-trans, përmes një postimi në Facebook tha se tërhiqen nga bllokadat pasi kanë pranuar konfirmim se vendimi i BE-së do të ndryshohet.

Transportues nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja i bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Ata kërkojnë ndryshim të rregullores që përcakton se banorët e shteteve të treta mund të qëndrojnë në Zonën Schengen vetëm për 90 ditë në periudhën 180-ditore. Për ta, kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe ua vështirëson punën.

Komisioni Evropian tha më parë se po punon për të gjetur një zgjidhje që do t’u lejonte transportuesve profesionistë të qëndronin më gjatë në zonën Shengen.

Transportuesit malazezë protestuan gjithashtu sepse Ministria e Financave nuk i ka pranuar kërkesat e tyre për të rritur shumën e rimbursimeve të akcizës për karburantet që kanë kolegët e tyre në rajon, dhe ata gjithashtu po kërkojnë një rimbursim më të shpejtë të TVSH-së në 30 deri në 60 ditë, sepse tani kanë vite që presin, si dhe të zgjasin punën e inspektimeve doganore dhe fitosanitare.

Bllokada prek edhe bizneset në Kosovë

Derisa transportuesit në Mal të Zi njoftuan përfundimin e bllokadës, kolegët e tyre nga tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë edhe duke protestuar.

Kosova, e cila nuk merr pjesë në protestë, po i ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende.

Disa biznese kosovare me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë (REL), përballen me vonesa, rrezikim kontratash dhe dëme financiare.

Pronarët e të paktën dy kompanive kosovare thanë se biznesi i tyre është prekur nga bllokada.

Ramiz Gashi, drejtues i kompanisë “Relux”, i tha REL-it të mërkurën se kompania e tij – e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme pasi produktet e saj për në Britani të Madhe nuk kanë mundur të nisen sipas planit.

“Ne mund ta humbim këtë blerës, që është potencialisht më i rëndësishmi që kemi”, theksoi Gashi për REL-in.

Ruzhdi Rexhaj nga kompania “Kalaja Epox” i tha REL-it se porosia e rrëshirave epokside nga një kompani austriake, tashmë e paguar dhe e ngarkuar, mund të vonohet ose të dështojë.

“Çfarë t’u themi klientëve? U kemi thënë tashmë se malli i porositur, ngarkohet më 27 janar dhe vjen deri në fund të javës. Tani, nuk e dimë se kur do të arrijë këtu, ndërkohë që kemi edhe projekte që i kemi filluar, duke shpresuar në këtë material”, tha Rexhaj.

Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës iu drejtua me një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se protesta njëjavore mund të shkaktojë pasoja të mëtejshme për kompanitë kosovare – përfshirë rrezikimin e kontratave me partnerët evropianë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje

Menaxhimi i pronave të Himarës, me shoqëri tregtare, pritet me shqetësim

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Artikulli tjetër A është dollari i dobët rrezik për Europën?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.