KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një në pesë të punësuar në Shqipëri, punon pa pagesë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Një në pesë të punësuar në Shqipëri, punon pa pagesë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Një në pesë të punësuar në Shqipëri, punon pa pagesë

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 11:52 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesha e lartë e punësimit pa pagesë dhe informalitetit, pavarësisht rënies së lehtë të papunësisë gjatë vitit 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT sot, vitin e kaluar numëroheshin 1.17 milionë të punësuar mbi moshën 15 vjeç, 0.4% më pak se një vit më parë. Megjithatë, struktura e punësimit tregon se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve nuk kanë një marrëdhënie të rregullt pune me pagë.

Vetëm 48% e të punësuarve rezultojnë të jenë të punësuar me pagë, ndërsa 30.9% janë të vetëpunësuar. Një tjetër kategori 21.1% klasifikohen si punëtorë pa pagesë në biznesin familjar, çka do të thotë se më shumë se një në pesë të punësuar punojnë pa marrë një pagë.

Fenomeni prek veçanërisht gratë. Sipas Anketës së Forcave të Punës, 29.3% e grave të punësuara rezultojnë të jenë punëtore pa pagesë në biznesin familjar, kundrejt 14.4% të burrave. Kjo do të thotë se gratë kanë rreth dy herë më shumë gjasa se meshkujt të punojnë pa pagesë.

Informaliteti mbetet një tjetër dobësi. Në vitin 2025, punësimi informal në sektorin jo-bujqësor ishte 21.8%, që do të thotë se më shumë se një në pesë të punësuar në këta sektorë nuk paguajnë sigurime. Megjithëse treguesi ka rënë me 2.9 pikë përqindje krahasuar me vitin 2024, niveli mbetet i konsiderueshëm.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se bujqësia vijon të luajë rol të rëndësishëm në punësim. Sektori bujqësor përfaqëson 33.8% të të punësuarve, ndërsa shërbimet 46.9%. Pothuajse gjysma e të punësuarve 45.3% janë të përqendruar në grupin e “punonjësve të kualifikuar” në bujqësi dhe tregti.

Një pjesë e rëndësishme e punësimit lidhet edhe me personat në moshë pensioni. Numri i të punësuarve mbi 65 vjeç u rrit në 130,274 persona nga 119,862 një vit më parë. Sipas metodologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), shumica e tyre janë të vetëpunësuar në bujqësi dhe konsiderohen të punësuar edhe kur prodhojnë kryesisht për vetë-konsum.

Nga ana tjetër, treguesit e papunësisë vijuan të përmirësohen lehtësisht. Numri i të papunëve zbriti në 107,548 persona, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë u ul në 8.4%, nga 8.5% një vit më parë. Megjithatë, papunësia mbetet më e lartë te gratë (9.7%) sesa te burrat (7.3%).

Papunësia e të rinjve 15-24 vjeç ishte 21.5%, ndërsa 72.7% e të papunëve rezultojnë të jenë në kërkim të punës prej më shumë se një viti, duke treguar se papunësia afatgjatë mbetet një sfidë e rëndësishme për tregun shqiptar të punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media italiane: Pse protestojnë shqiptarët, paga mjerane dhe korrupsion
Artikulli tjetër Rama i publikoi foton e tij, protestuesi i përgjigjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.