KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papunësia rikthehet në rritje, në fillim të vitit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Papunësia rikthehet në rritje, në fillim të vitit
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Papunësia rikthehet në rritje, në fillim të vitit

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 10:35 am
156 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Tregu i punës në Shqipëri ka dhënë sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2025, papunësia ka shënuar rritje, ndërsa punësimi dhe pjesëmarrja në forcat e punës kanë pësuar tkurrje.

Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç arriti në 8.4% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke u rritur me 0.1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Edhe pse në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë papunësia mbetet më e ulët, zhvillimet e muajve të fundit tregojnë një kthesë të lehtë në tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, shkalla e punësimit zbriti në 58%, me një rënie prej 0.5 pikë përqindje ndaj tremujorit të mëparshëm. Ndërsa pjesëmarrja në forcat e punës u rrit lehtë me 0.3 pikë përqindje, ajo mbetet 0.5 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë, duke treguar se tregu i punës po rritet me ritme më të ngadalta se më parë.

Goditjen më të fortë e ka marrë sektori prodhues. Punësimi në industri ka rënë me 5.7% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, ndërsa në bujqësi tkurrja ka qenë 2.9%. Vetëm sektori i shërbimeve ka vijuar të krijojë vende të reja pune, me një rritje prej 1% në baza tremujore. Në total, punësimi në ekonomi rezulton 1.7% më i ulët se në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat sugjerojnë se fillimi i vitit 2026 është shoqëruar me një frenim të aktivitetit ekonomik në sektorët tradicionalë të punësimit. Tkurrja në bujqësi dhe industri ka qenë më e fortë se kapaciteti i sektorit të shërbimeve për të absorbuar fuqinë punëtore, duke sjellë rritje të lehtë të papunësisë dhe ulje të nivelit të punësimit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare
Artikulli tjetër Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.