KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas maleve, fushave dhe bregdetit, dalin në ankand 4 milionë m2 sipërfaqe detare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pas maleve, fushave dhe bregdetit, dalin në ankand 4 milionë m2 sipërfaqe detare
AktualeEkonomiKomentKryesore

Pas maleve, fushave dhe bregdetit, dalin në ankand 4 milionë m2 sipërfaqe detare

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 7:08 pm
138 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka qenë gjithmonë në shitje, që nga malet, kodrat, fushat apo zonat bregdetare. Me ligje dhe vendime të ndryshme, ai i koncesioneve, investimet strategjike, nismës “1 euro”, apo edhe krijimit të zonave industriale dhe turistike, miliona metra katrorë në të gjithë vendin iu janë dhënë falas privatëve. Disa me lidhje politike, të tjerë me lidhje të forta me biznesin, apo edhe persona me të kaluar kriminale, kanë përfituar këto prona shtetërore. Por, pa kaluar jehona e Investimeve Strategjike apo parcelizimit të plazheve, qeveria tashmë ka ndërmarrë një nismë tjetër; të japë detin me qira!

VoxNews ka siguruar dokumente të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për disa javë me radhë, kjo ministri ka shpallur disa ankande, në detin Jon dhe Adriatik. Gjithsej, nga përllogaritja e redaksisë, ministria ka nxjerrë në “shitje” një sipërfaqe prej 401.2 hektarë, ose 4.012.000 metër katrorë sipërfaqe ujore.

Arsyetimi i kësaj ministria është se kjo sipërfaqe jepet me ligjin “për peshkimin” apo edhe “për akuakulturën”. Por, dhënia e një sipërfaqe të madhe me shpejtësi, pa u konsultuar me grupet e interesit, me specialistë të zonës, mund të sjellë pasoja të mëdha në gjallesat detare. Por, edhe në forma të tjera, pasi mund të pengojë aktivitete të tjera turistike apo detare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nxjerrë në ankand edhe sipërfaqet e detit që do t’i jepen privatit në Vlorë. Janë 7 zona të ndryshme po me sipërfaqe të ndryshme, të cilat pritet që brenda këtij viti të “privatizohen”. Qindra hektarë brenda detit tashmë do të menaxhohen nga firma të ndryshme, të cilat kanë lobuar fort për të marrë edhe këtë pasuri publike, të patjetërsueshme. Por, ajo që bie në sy është se asnjë konsultim nuk është bërë paraprakisht, duke e bërë të gjithë këtë vendimmarrje, tepër të dyshimtë. Sipërfaqet që kanë dalë në ankand janë të ndryshme, diku 20 hektarë, në një vend tjetër 40 hektarë. Por, ka edhe sipërfaqe nga 22 apo 38 hektarë.

Krahas Vlorës, VoxNews ka mësuar se një sipërfaqe e konsiderueshme detare do të “privatizohet” edhe në Lezhë. Kjo ministri shkruan se “shpall pjesëmarrjen në konkurrim publik për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës rritje midhjesh detare, në zonën bregdetare Lezhë”. Sipërfaqja e dhënë është plot 125 hektarë, ndërsa bëhet fjalë për “akuakulturë rritje molusqesh në ujra detare”. Ministria thotë se veprat duhet të përfundohen brenda tre vjetëve nga çasti i nënshkrimit të kontratave përkatëse.

 

Marrë nga Voxnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshja Shqipëri-Itali, “shembull suksesi”, Von der Leyen: Të zbatohet edhe nga vende të tjera
Artikulli tjetër Kontratat e OSHEE-së tani vetëm online

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 22 Shtator, 2026
Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.