KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Për herë të parë pas shumë muajsh, numri i të huajve shënoi rënie në mars
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Për herë të parë pas shumë muajsh, numri i të huajve shënoi rënie në mars
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Për herë të parë pas shumë muajsh, numri i të huajve shënoi rënie në mars

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 12:05 pm
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë, pas muajve të tërë rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj, në muajin mars u shënua një rënie e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Sipas shifrave të bëra publike nga INSTAT,  në mars 2025 hynë në Shqipëri 549.765 shtetas të huaj, ose 2,7% më pak sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në total, për 3-mujorin e parë të vitit, në vend kanë hyrë 1.626.219 shtetas të huaj, ose 5,9% më shumë sesa një vit më parë. Tani, mbetet për t’u parë nëse marsi ishte një muaj rastësor me ngecje, apo trendi rënës do të vijojë më tej.

Në Mars 2025, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 80 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 7 %.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 96 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Mars 2025, ky tregues ka shënuar një rënie me 1,1 %, krahasuar me Mars 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale kanë rënë me 17,8 %.

Sipas shifrave të INSTAT, në mars rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, në total 1.154.288 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 0,3 %, krahasuar me mars 2024.

Nga territori i Republikës së Shqipërisë rezultojnë të kenë dalë 1.182.728 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bie në sy fakti se në mars, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.523, duke pësuar një rritje me 3,3 %, krahasuar me mars 2024, kjo pasi kishin udhëtuar jashtë për pushime.

Gjithashtu, shqiptarët vijojnë të lëvizin, pasi edhe në Mars 2025, 621.777 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 2,9 %, krahasuar me Mars 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2025, janë 560.951. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është ulur me 1,9 %.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Publikohet raporti me të gjitha pasuritë e administruara nga shteti
Artikulli tjetër Mbi 1.71 miliardë Euro u dhanë përmes tenderave në vitin 2024

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.