KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 1.71 miliardë Euro u dhanë përmes tenderave në vitin 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbi 1.71 miliardë Euro u dhanë përmes tenderave në vitin 2024
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Mbi 1.71 miliardë Euro u dhanë përmes tenderave në vitin 2024

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 12:08 pm
267 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë vitit 2024, për prokurimet publike rezultojnë 4,836 njoftime fituesish të procedurave të shpallura.

Nga të dhënat që gjenerohen nga Sistemi i Prokurimit Elektronik ky numër përfshin tipin e kontratave shërbim, mallra dhe punë publike.

Kontratat e “Mallrave” përbëjnë numrin më të lartë të procedurave të përfunduara me fitues, konkretisht me 2,668 fitues ose 55% të totalit të tyre, më tej “Shërbime”, me 1,259 fitues ose 26% të totalit të fituesve, dhe “Punë publike”, me 909 fitues ose 19% të totalit të fituesve.

Për kontratën e mallrave, vlera më e lartë rezulton në procedurën e hapur mbi kufirin e lartë monetar me vlerë mbi 29 miliardë lekë, ndërsa po në të njëjtën procedurë fondi limit në kontratën e shërbimeve është mbi 21 miliardë lekë. Në të kundërt fondi limit më i madh për kontratën e “Punëve publike” rezulton në procedurën e hapur me mbi 61 miliardë lekë.

Sa i takon raportit në vlerë, vlera më e madhe është fituar në procedurat për “Punë Publike”, mbi 121 miliardë lekë, ndjekur nga procedurat e prokurimit për mallra me 41 miliardë lekë dhe më pas për shërbime në vlerën mbi 36 miliardë lekë.

Krahasimisht me vitin 2023 rezultojnë 829 procedura të përfunduara me fitues më shumë në vitin 2024, si dhe gjithashtu vlera e këtyre procedurave është me e lartë. Kështu, rezulton se vlera totale e fituar në vitin 2024 kapërcen shifrën e 171 miliardë lekëve, ndërkohë që në vitin 2023 kjo vlerë është mbi 111 miliardë lekë.

Sipas raportit, numri më i lartë i shpalljes së njoftimit të fituesve është në muajin Dhjetor 2024 (me 605 shpallje) dhe në përgjithësi 6 mujori i dytë i vitit ka një numër në rritje të shpalljes së njoftimit të fituesve.

Nga të dhënat e pasqyruara në raport rezulton se numri më lartë i kontratave të nënshkruara/MK është tipi “Mallra” me 2,406 kontrata ose 56% të kontratave në total, më tej “Shërbime”, me 1,090 kontrata ose 25% të totalit, si dhe “Punë publike”, me 811 kontrata ose 19% të totalit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për herë të parë pas shumë muajsh, numri i të huajve shënoi rënie në mars
Artikulli tjetër Qeveria shqiptare në negociata të fshehta për të sjellë emigrantë nga Britania

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.