KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Performanca e Portit të Durrësit përkeqësohet më 2025-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Performanca e Portit të Durrësit përkeqësohet më 2025-ën
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Performanca e Portit të Durrësit përkeqësohet më 2025-ën

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2026 9:51 am
237 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Porti i Durrësit ka shënuar përkeqësim të performancës në Container Port Performance Index (CPPI) 2025, raporti më i fundit i Bankës Botërore dhe S&P Global Market Intelligence, që mat efikasitetin e porteve të kontejnerëve në mbarë botën bazuar në kohën që anijet kalojnë në port.

Sipas raportit, Porti i Durrësit për vitin 2025 kishte rënie të përformancës me  -28.6, një nivel më i dobët se një vit më parë, kur indeksi ishte -10. Indeksi tregoi se porti shqiptar mbetet nën mesataren ndërkombëtare për sa i përket kohës së përpunimit të anijeve.

Për Shqipërinë, rezultatet tregojnë se Porti i Durrësit vijon të përballet me sfida në efikasitetin operacional, në një kohë kur vendi ka nisur projektin për zhvendosjen e aktivitetit tregtar drejt Porto Romanos, që synon krijimin e një terminali modern dhe rritjen e rolit të Shqipërisë në korridoret rajonale të transportit. Përmirësimi i performancës së portit mbetet thelbësor për uljen e kostove të tregtisë dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Në analizën e përgjithshme, Banka Botërore thekson se në vitin 2025 performanca globale e porteve është përkeqësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, pasi anijet kanë kaluar më shumë kohë në porte për shkak të tensioneve në zinxhirët e furnizimit. Megjithatë, portet në ekonomitë me të ardhura të mesme të larta dhe të larta vazhdojnë të kenë kohë më të shkurtra përpunimi falë infrastrukturës më të mirë, dixhitalizimit dhe koordinimit më efikas mes operatorëve dhe autoriteteve portuale.

Raporti nënvizon se portet më efikase janë ato që minimizojnë kohën e pritjes së anijeve, kanë kapacitete të mjaftueshme në kalata dhe vinça, si dhe sisteme të avancuara dixhitale për planifikimin e operacioneve. Në të kundërt, vonesat në ankorim, mbingarkesa e terminaleve dhe koordinimi i dobët rrisin kohën e qëndrimit të anijeve dhe ulin performancën e portit.

Porti i Durrësit rezulton më dobët se mesatarja e porteve të Mesdheut në indeksin CPPI 2025. Durrësi nuk është ndër portet më problematike të Mesdheut, por është poshtë mesatares rajonale dhe larg porteve më efikase. Rezultati negativ tregon se koha e qëndrimit të anijeve në port mbetet më e gjatë se standardi krahasues i indeksit.

Mesatarja e rajonit “Mediterranean” në raport është -10.4, ndërsa Durrësi ka rezultat -28.6, duke u renditur në vendin e 323 në botë. Edhe në krahasim me portet më të afërta të Adriatikut, Durrësi renditet dobët. Psh Bar në Mal të Zi ka rezultat pozitiv 7.9, Ploçe në Kroaci është më mirë me -6.3, ndërsa Venecia është afër Durrësit me -25.9. Megjithatë, Durrësi qëndron më mirë se disa porte të tjera të rajonit, si Koper me -58.6, Trieste me -130.7 dhe Rijeka me -238.9.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO
Artikulli tjetër Ronaldo largohet me një deklaratë të bujshme nga Portugalia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.