KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan
AktualeEkonomiOpinion

Përplasje FSHZH-DPSHTRR për pistën e Formula 1 në Elbasan

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2024 12:11 pm
177 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy institucione të fuqishme janë përplasur për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Elbasan.

Prej disa muajsh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë akorduar dhjetëra miliona euro për përgatitjen e terrenit për këtë nismë të rrezikshme, ku pritet të hidhen qindra miliona euro nga taksa.

Por, duke qenë se institucionet janë vënë “në radhë” për të marrë fonde nga qeveria, kanë filluar edhe përplasjet, ku Bashkia e Elbasanit, Fondi i Zhvillimit apo Transportet kanë hapur tendera të ngjashëm për të njëjta punë.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, një prej këtyre procedurave është anuluar, pasi “po ndryshohet projekti”.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se “do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’”.

Sipas tij, “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”. Kryeministri deklaroi se pista nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

“Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sediljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë”, tha ai.

Por, kjo ngutje dhe nxitim i qeverisë për të angazhuar të gjitha institucionet ka sjellë përplasje të mëdha në akordimin e fondeve.

Madje, në një dokument të publikuar në APP pranohet edhe abuzimi. “Njoftim anulimi të tenderit me objekt ‘ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan Faza II: Ndërtimi i Tombinos në Funksion të Auto-Moto Park”.

Fondi i kësaj procedure ka qenë 137,515,514 lekë pa TVSH, me TVSH shuma shkon në mbi 1.5 milionë euro.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shkruan se arsyet e anulimit janë “pasi nga informacioni i marrë këto dite nga përfaqësuesit e Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesit e DPSHTRR, rezulton se për Auto-Moto Parkun po zhvillon procedure prokurimi dhe DPSHTRR e cila është ne fazën përfundimtare të projektit të zbatimit dhe sipas tyre, janë bërë disa ndryshime në lidhje me planin e përgjithshëm të sistemimit dhe të funksionimit të tij”.

FSHZH shkruan se projekti i zbatimit të Auto-Moto Park po përgatitet nga studio ndërkombëtare dhe ka njoftuar përfituesit për disa ndryshime të cilat afektojnë në ndërtimin e tombinos tip box betonarme 2*6*3 m të parashikuar në procedurën e prokurimit.

“Ndryshimet e propozuara nga studio projektuese sjellin si rrjedhojë ndryshime në seksionin e boxit betonarme dhe në kuotën referuar terrenit të auto-motoparkut. Për këtë arsye kërkohet anulimi i procedurës së prokurimit” thuhet në këtë dokument.

Por, gjatë viteve të fundit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur disa tendera me vlera dhjetëra miliona euro. Edhe ato të mbivendosura?!

Të parët kanë qenë “ngritja e infrastrukturës mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan”. Bëhet fjalë për loti 2, “argjinatura mbrojtëse e lumit Shkumbin”.

Me fond limit 759.108.248 lekë. Tjetri ka qenë për ndërtimin e rrugëve me fond 547.562.825 lekë.

Pra, të dy tenderët, kanë një vlerë më shumë se 13 miliardë lekë të vjetra, ose me TVSH, rreth 13 milionë euro. Krahas Fondit, Drejtoria e Transportit Rrugor ka hapur disa tendera.

Mare nga Vox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranë, 34 mijë meshkuj, nën moshës 34 vjeç, janë beqarë
Artikulli tjetër Blindohen 6 burgje të vendit, 2 milionë euro investimi për anti-dronë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende
Analize Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.