KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Problemi i madh i Shqipërisë, ekonomia rritet vetëm për oligarkinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Problemi i madh i Shqipërisë, ekonomia rritet vetëm për oligarkinë
EkonomiOpinion

Problemi i madh i Shqipërisë, ekonomia rritet vetëm për oligarkinë

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 8:17 pm
112 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

 

Familjet shqiptare shtrënguan rripin sërish vitin e kaluar duke ulur konsumin real me më shumë se 1 për qind krahasuar me vitin 2022. Të dhënat janë bërë publike nga INSTAT në Anketën e e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar familja mesatare shqiptare e përbërë nga 3.7 persona shpenzoi mesatarisht 91 mijë e 675 lekë në muaj. Në terma nominalë kjo shifër është 3.7 për qind më e lartë se në vitin 2022, por kur përplaset me inflacionin, që për vitin e kaluar rezultoi 4.8 për qind, ajo tregon se familjet shqiptare kanë ulur konsumin real me 1.1 për qind.

Rënia e shpenzimeve familjare për konsum për të disatin vit me radhë, në pamje të parë krijon një situatë paradoksi, ku nga njëra anë ekonomia rritet, ndërsa nga ana tjetër familjet konsumojnë më pak.

Sipas INSTAT, vitin e kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.94 për qind në terma realë. Teorikisht, me një shpërndarje të njëtrajtshme të rritjes, familjet shqiptare duhet të ishin 3.94 për qind më të pasura se sa një vit më parë. Por të dhënat e konsumit tregojnë një panoramë tjetër. Dhe shpjegimi më racional për këtë paradoks është shpërndarja e rritjes ekonomike, e cila me sa duket shkon vetëm tek një kategori e ngushtë përfituesish duke mos prekur qytetarin mesatar.

Ky përfundim konfirmohet edhe nga struktura e rritjes ekonomike. Sipas INSTAT, gati 90 për qind e rritjes ekonomike vitin e kaluar erdhi nga vetëm dy sektorë. Ata janë ndërtimi dhe turizmi. Ky i fundit përvijon një tjetër situatë paradoksi. Shqipëria ka shumë turistë, por pak rritje ekonomike.

Arsyet lidhen me kategorinë e turistit mesatar që viziton Shqipërinë, por edhe strukturën e shpenzimeve të tyre. Përveçse turisti mesatar në Shqipëri shpenzon relativisht pak, vetëm 360 euro sipas të dhënave zyrtare, edhe struktura që ushqen këto shpenzime mbetet problematike. Një pjesë e madhe e konsumit shtesë që vjen nga turizmi furnizohet nga importi, teksa prodhimi bujqësor në Shqipëri është në pikiatë të pandalshme.

Aktualisht Shqipëria prodhon më pak prodhime bujqësore se sa 4 vjet më parë, për shkak të rrudhjes së vazhdueshme të këtij sektori.

Megjithatë shifrat tregojnë se Shqipëria ka një problem të madh strukturor me ekonominë. Teorikisht vendi ka rritje ekonomike. Por praktikisht shumica e familjeve nuk përfitojnë fare nga ajo, e madje vazhdojnë të shtrëngojnë rripin duke ulur konsumin. Sepse ekonomia rritet vetëm nga dy sektorë. Ndërtimi, përfituesit e të cilit janë oligarkët dhe më pak turizmi, i cili shpërndan përfitime vetëm për oligarkët dhe jo degët e tjera zinxhir në të gjithë ekonominë, pasi furnizohet me import.

Në fakt, panorama ekonomike sot duket sikur reflekton vizionin e qeverisë. Beton për të kanalizuar paratë më origjinë të dyshimtë dhe turizëm të kufizuar vetëm tek strategjikët e saj. Gjithë të tjerët janë jashtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveritë evropiane në krizë për para, kthejnë sytë nga taksat e të pasurve
Artikulli tjetër Raporti: Paditë dhe sulmet ndaj gazetarëve në rritje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.