KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta e fermerëve në Maliq, Erion Braçe del kundër policisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protesta e fermerëve në Maliq, Erion Braçe del kundër policisë
AktualeEkonomiKomentSociale

Protesta e fermerëve në Maliq, Erion Braçe del kundër policisë

Përditësimi i fundit: 23 Korrik, 2024 7:19 am
131 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar gjobitjen e fermerëve në Maliq duke kundërshtuar veprimet e Policisë së Shtetit.

Ai thekson se kjo situatë nuk zgjidhet përmes gjobave, por përmes zgjidhjes së problemeve të fermerëve.

Sipas deputetit socialist, për shkak të monitorimit të disa baktereve nga Universiteti Bujqësor që merr fonde publike, patatja e Divjakës, e Korçës dhe e Kukësit nuk tregtohet dot në vendet e Bashkimit Evropian.

Dhjetëra fermerë në Maliq u gjobitën me 100 mijë lekë të reja gjatë protestës për mungesën e tregut.
Shkak sipas policisë edhe në arsyetimin e gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa leje e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Sipas fermerëve, për shkak të mungesës së subvencioneve, prodhimi del me kosto më të lartë, ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

“Jo çdo gjë zgjidhet përmes policisë së Shtetit e përmes gjobave, e kam fjalën për bujqit, ata që protestuan sot në Maliq”, thotë Braçe në videon e postuar në rrjete sociale.

“Për bujqit; për rrugën; për Policinë e Shtetit; për prodhimin, pataten si e tillë! Jo çdo gjë zgjidhet përmes Policisë së Shtetit, akteve, përfshi dhe gjobat si e drejtë e saj; ka 33 vite që ne nuk shesim dot asnjë gramë patate në vendet e Bashkimit Evropian; as pataten e Divjakës, as të Korçës e as të Kukësit, edhe pse janë super prodhim, i pastër, i shijshëm, cilësi. Duhen monitoruar tre baktere e për kaq, patatja jonë qarkullon veç këtu brenda e deri në Bosnjë.

Ndaj mbetet, ndaj s’ka çmim shpesh. Në 33 vite nuk ka zgjidhje; afërmendsh nuk është zgjidhje që e jep Policia. Universiteti Bujqësor që merr e merr fonde publike mund ta bënte këtë në 33 vite; do ishte ndryshe gjendja po të ndodhte kjo, do ishim në tregje të BE-së sot me pataten e Korçës, Kukësit e Divjakës.

Në anë tjetër; jo çdo protestë quhet e tille po të zësh rrugën, e po mos ta zësh nuk quhet e tillë; ajo rruga nuk të çon thjesht në Pogradec për lart e në Devoll për poshtë; jo! është rruga që na lidh me fqinjin jugor, rrugët e portet ekonomike të tij, vendeve tutje tij, rajonin, Evropën më tej; ashtu siç prej andej tek ne, rrjedh ekonomia e turizmit; troç-nuk e zgjidh hallin e patates, monitorimin e tre baktereve, zënia e kësaj rruge! përkundrazi, përkeqëson!”, shkruan Braçe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I vetëm dhe i braktisur, Biden mëson se miqtë janë më të rrezikshëm, se armiqtë
Artikulli tjetër Rebelohet komuniteti lokal në jug të Shqipërisë, qeveria po “u grabit” Shushicën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.