KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria do të japë edhe gjuetinë me koncesion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria do të japë edhe gjuetinë me koncesion
AktualeEkonomiSporti

Qeveria do të japë edhe gjuetinë me koncesion

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 1:46 pm
161 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Infeksioni i koncesioneve ka prekur edhe gjuetinë. Ministria e Mjedisit ka propozuar një projektligj, i cili praktikisht i jep zonat e gjuetisë me koncesion.

“Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës,” thuhet në relacionin e draftit.

Sipas projektligjit subjekti që do të marrë në përdorim zonën e gjuetisë do të paguajë qira në shtet.

“Vlera fillestare për qiranë e zonës së gjuetisë përcaktohet sa 50 për qind e vlerës të gjuetisë vjetore të kafshëve të egra, të planifikuara sipas planit të përdorimit të llojeve të zonës së gjuetisë, të llogaritura sipas çmimit të tregut. Vlera fillestare për qiranë e zonës së gjuetisë shërben si çmim dysheme për personat që do të marrin pjesë në konkurrimin publik,” thuhet në projektligj.

Më pas, privati do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të zonës së gjuetisë sipas rregullave të përcaktuara në ligj. Sipas ligjit, zonat e gjuetisë do të shpallen me vendim të Këshillit të Ministrave. Zona e gjuetisë krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 500 hektarë, ndërsa zona për kultivimin e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, krijohet në sipërfaqe jo më të vogla se 50 ha.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill

Rama: Europa s’ka drejtim, mediat janë kundër qeverisë

AKU rikthen SORI-AL në aktivitet, pa mbaruar hetimet për helmimin e 52 studentëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vjedhje sistematike, kishat u zbrazën nga veprat e artit dhe objektet historike
Artikulli tjetër Masakër me tenderat sekretë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rusia nuk garanton më, askënd
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar
Analize Bota Fokus Politike 20 Maj, 2026
Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.