KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria iu jep privatëve 8 prona publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria iu jep privatëve 8 prona publike
AnalizeEkonomiKryesore

Qeveria iu jep privatëve 8 prona publike

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 1:25 pm
93 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Qeveria paraqiti të enjten tetë projektet mbi toka publike që synon t’i zhvillojë me investitorë privat në Tiranë. Ato parashikojnë ndërtime kullash, zyra qeveritare dhe një stadium të ri.

Përmbajtja
2. “Civic Land Center” – Rruga Panorama Arkitektë: Baukuh, Muoto, Sam Chermayeff, Yellow Office, Atmos Lab, Bollinger Grohmann, Simoj Boudvin, Arkimade3. “Tirana Void Tower” – Bulevardi Zhan D’Ark Arkitektë: Coldefy, Atelier 4, Semper Virens, Jacopo Foggini, AEI4. “Public Administration Cluster” – Komuna e Parisit Arkitektë: Coldefy, Atelier 4, Semper Virens, Jacopo Foggini, AEI5. “Expo Albania” – Farkë Arkitektë: Steven Holl, Agnieszka Kurant, Ateiler 4, Markgraph, ARUP, Stoss Landscape.6. “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare” – Rruga Dora D’Istria Arkitektë: XDG – Xavier De Geyter, iRI7. Kullë 25 katëshe te ish-vilat gjermane Arkitektë: Të papërcaktuar8. Stadiumi Selman Stërmasi – “Tirana e Re” Arkitektë: Të papërcaktuar

Prezantimi mbajti titullin “Ura për Shqipërinë 2030”. Kjo është pjesë e fushatës për zhvillimin e 28 pronave publike që kaluan në administrim të Korporatës Shqiptare të Investimeve, për të cilat Citizens.al ka raportuar më parë.

Lista e tetë projekteve të prezantuara:

1. “Lift Tower” – Rruga Muhamet Gjollesha
Arkitektë: Baukuh, Muoto, Sam Chermayeff, Yellow Office, Atmos Lab, Bollinger Grohmann, Simoj Boudvin, Arkimade

Kullë 39-katëshe me shërbime mikse për rezidencë studentësh, zyra, hoteleri dhe banim. Parashikohet të ngrihet në truallin prej rreth 2,350 metrash katrorë ku ka qenë ish-Instituti i Ndërtimit – krah Fakultetit të Inxhinierisë.

Aktualisht aty janë zyrat e Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Qeveria propozon t’ia japë truallin privatit me kusht që të zgjerojë ndërtesën e Kadastrës së Tiranës krah shkollës “Harry T. Fultz”.

Gara për investitorët u hap më 20 nëntor. Afati për oferta u shty nga 6 janari për në 20 janar. Investitorët duhet të kenë qëndrueshmëri ekonomike dhe garanci për fluks financimi 8.5 milionë euro.

2. “Civic Land Center” – Rruga Panorama
Arkitektë: Baukuh, Muoto, Sam Chermayeff, Yellow Office, Atmos Lab, Bollinger Grohmann, Simoj Boudvin, Arkimade

Projekti lidhet, dhe është në varësi të zhvillimit të kullës “Lift Tower” – shpjeguar më sipër. Ai rikoncepton “nën një kapanon gjigand”, godinën 6-katëshe të Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tiranë. Aty parashikohet të zhvendoset me zyra edhe ATP dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (AShSh).

Godinës i shtohen tre blloqe 8-9-10 kate që parashikohen të jenë për zyra, arkivë dhe hapësira rekreative.

Sipas Korporatës nga ky propozim për zhvillim hapësirash përfitojnë rreth 1800 punonjës të administratës publike.

3. “Tirana Void Tower” – Bulevardi Zhan D’Ark
Arkitektë: Coldefy, Atelier 4, Semper Virens, Jacopo Foggini, AEI

Kompleks me 3 kulla 25 katëshe krah lumit Lana në vendin ku dikur kishte selinë Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Aktualisht aty ka zyrat Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Korporata parashikon t’ia japë privatit 2,840 metra katrorë truall të ish-ATSH-së dhe projektin e zhvillimit. Në këmbim privati duhet të ndërtojë kompleksin qeveritar në zonën e Komunës së Parisit. Parashikohen rreth 51 mijë metër katrorë ndërtim me një vlerë përfitimi kapital të përafërt me rreth 60 milionë euro.

Gara për investitorët u hap më 20 nëntor. Afati për oferta u shty nga 6 janari për në 20 janar. Investitorët duhet të kenë qëndrueshmëri ekonomike dhe garanci për fluks financimi 10 milionë euro.

4. “Public Administration Cluster” – Komuna e Parisit
Arkitektë: Coldefy, Atelier 4, Semper Virens, Jacopo Foggini, AEI

Kompleks qeveritar në zonën e “Komunës së Parisit”. Bëhen bashkë 22 institucione në varësi të Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Arsimit, e më tej ato të Turizmit dhe Mjedisit. Përfitohen rreth 34 mijë metra katrorë ndërtim.

Projekti parashikon prishjen e bllokut të ndërtesave ku aktualisht ka zyrat Autoriteti i Aviacionit Civil. Bëhet fjalë për hapësirën mes pallateve që kufizohet nga rrugët Sulejman Delvina-Medar Shtylla-Osman Myderizi-Grigor Heba.

Hapësira rikonceptohet me 17 platforma 2 deri në 8 kate. Ato vishen nga një fasadë e rrjetëzuar me tarraca dhe hapësira publike. Ndërtimi kushtëzohet dhe varet nga zhvillimi i “Tirana Void Tower” shpjeguar më lart.

5. “Expo Albania” – Farkë
Arkitektë: Steven Holl, Agnieszka Kurant, Ateiler 4, Markgraph, ARUP, Stoss Landscape.

Qendër panairesh me hapësira fleksibël për ekspozita, koncerte, evente, logjistikë dhe rekreacion ku parashikohen zona shërbimesh për hoteleri dhe restorante. Konceptuar për t’u ndërtuar krah Bazës Ajrore të Farkës në Unazën Lindore të Tiranës.

Projekti mbulon një sipërfaqe prej 17 mijë metrash katrorë truall të Bazës së Farkës. Ai është menduar të ofrojë rreth 30 mijë metra katrorë ndërtim. U shpall fitues më 18 prill 2024 pas një konkurrimi të hapur që nisi më 29 dhjetor 2023. Grupi projektues u shpërblye me 40 mijë euro.

Ana vizuale u prezantua më 14 tetor. Koncept-ideja është pjesë e një studimi fizibiliteti të mbështetur nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS). Aktualisht nuk ka një thirrje për investitorë.

6. “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare” – Rruga Dora D’Istria
Arkitektë: XDG – Xavier De Geyter, iRI

Biblioteka Kombëtare parashikohet të ndërtohet në zonën e ish-Gardës së Republikës, në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Projekti nuk është bërë publik edhe pse është konceptuar që në vitin 2020. Ai shfaqet në renderët e hotelit 14 katësh që kompania “Nova Construction” po ndërton në zonë. Titullohet “Pieces, Hospitality and The New Building of The National Library”. Ai parashikon dhe ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Kjo e fundit është aktualisht duke u ndërtuar.

Nuk janë të qarta arsyet se përse vonoi ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare të re. Por Korporata përfitoi shfrytëzimin e truallit të propozuar me një VKM që u miratua po të enjten, 9 janar. Ajo e përfshiu të premten në një “thirrje duo për projekt-propozim dhe investim”. Sipas saj parashikohet që bibliotekën e re ta ndërtojë privati në këmbim të një kulle pranë zonës së Qytetit Studenti.

Gara u hap më 10 janar me afat deri më 10 shkurt. Investitorit i kërkohet të ketë stabilitet financiar dhe mundësi likuiditeti për 8.5 milionë euro investim.

7. Kullë 25 katëshe te ish-vilat gjermane
Arkitektë: Të papërcaktuar

Kullë me funksion të shumëfishtë në rrugën Gramoz Pashko, në zonën e ish-vilave gjermane në Qytetin Studenti.

Korporata ofron 5,219 metra katrorë truall ku aktualisht ndodhen 7 vila qeveritare për t’u zhvilluar nga privati. Kusht është ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare. Ofrohet mundësia për të zhvilluar deri 60 mijë metra katrorë ndërtim. Hapësirat e propozuara janë tregtare (5%), zyra (10%), hoteleri (25%) dhe banim (60%).

Duke marrë në konsideratë një shfrytëzim trualli prej 45-50% njolla e katit mund të jetë 2,400 metra katrorë. Me këtë mund të hamendësojmë se privati mund të ndërtojë atje një kullë rreth 25 kate.

Gara u hap më 10 janar me afat deri më 10 shkurt. Investitori ka lirinë ta konceptojë me një ekip të tij projektin e kullës me kusht që të ndërtojë dhe bibliotekën.

8. Stadiumi Selman Stërmasi – “Tirana e Re”
Arkitektë: Të papërcaktuar

Siç kemi raportuar, Stadiumi “Selman Stërmasi” ofrohet nga Korporata si një aset për zhvillim nga investitorë privatë. Atyre u jepet e detyrueshme ndërtimi i një impianti sportiv. Në këmbim u jepet për zhvillim deri 120 mijë metra katrorë ndërtim në 57 mijë metra katrorë truall.

I përshkruar si “Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi”, projekti nuk përjashton mundësinë e një stadiumi të dytë me kullët. Kjo pasi projekti i Stadiumit Kombëtar me kullë ka marrë vlerësime të larta publike nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Gara me “thirrje duo për projekt-propozim dhe investim” u hap më 24 dhjetor 2024 me afat 24 janarin 2025. Investitori ka lirinë ta konceptojë vetë projektin, por duhet të ketë stabilitet financiar. Gjithashtu përvojë në ndërtime të ngjashme dhe mundësi për likuiditet prej të paktën 12 milionë eurosh.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”
Artikulli tjetër Propaganda e personalizuar lë institucionet nën hijen e titullarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.