KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rajoni, 30 projekte strategjike të përbashkëta për investitorët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rajoni, 30 projekte strategjike të përbashkëta për investitorët
AnalizeEkonomiKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Rajoni, 30 projekte strategjike të përbashkëta për investitorët

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2026 8:23 am
55 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mbi 30 projekte strategjike nga Ballkani Perëndimor po përgatiten për t’u prezantuar së bashku investitorëve, në një përpjekje për ta promovuar rajonin si një hapësirë të përbashkët investimi. Nisma është pjesë e paketës që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po përgatit me gjashtë ekonomitë e rajonit, për samitin e udhëheqësve që do të zhvillohet në tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović, e bëri të ditur këtë gjatë Konferencës Ekonomike të Malit të Zi 2026, të mbajtur këto ditë në Budva. Ai theksoi se investitorët dhe programet europiane duhet ta shohin Ballkanin Perëndimor si një hapësirë të lidhur, në vend të gjashtë ofertave që konkurrojnë mes tyre.

“Po përgatisim një prezantim të përbashkët të mbi tridhjetë projekteve strategjike nga i gjithë rajoni: një vend i vetëm, jo gjashtë modele të veçanta”, u shpreh Kapetanović.

Në fjalën e tij nuk u dhanë hollësi për emrat e projekteve, sektorët ku do të përqendrohen apo vlerën e investimeve. Prezantimi i tyre i përbashkët synon t’ua bëjë më të lehtë investitorëve njohjen e mundësive që ofron rajoni.

Krahas kësaj nisme, është krijuar një partneritet mes parqeve industriale të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Europian. Sipas kreut të RCC-së, rezultati do të varet nga veprimet që do të pasojnë nënshkrimin dhe nga aftësia për ta kthyer bashkëpunimin në aktivitet konkret biznesi.

Më pak procedura për investimet

Paketa përfshin edhe një udhërrëfyes për shkurtimin e procedurave administrative dhe kalimin e tyre në internet. Kapetanović theksoi se investitorët kërkojnë qartësi për tri çështje: çfarë u kërkohet, kush merr vendimin dhe sa kohë zgjat procesi.

Sipas një studimi të porositur nga RCC-ja, reforma ambicioze mund të tërheqin deri në 7,7 miliardë euro investime shtesë në vit. Kjo është një përllogaritje e potencialit të reformave dhe jo vlera e mbi 30 projekteve që po përgatiten.

Për bizneset e reja parashikohet një mekanizëm rajonal që do t’u ofrojë mentorim, kontakte me investitorë dhe akses në financim në të gjithë rajonin. Një tjetër nismë synon të ndihmojë ndërmarrjet e vogla të menaxhojnë financat dhe fluksin e parasë.

Tregu i fragmentuar mbetet pengesë

Kapetanović tha se zbatimi i Tregut të Përbashkët Rajonal mbetet larg përfundimit, kryesisht për shkak të situatave të ndërlikuara politike dhe procedurave të ngadalta administrative.

Megjithëse janë arritur marrëveshje për të lehtësuar udhëtimin, studimin dhe njohjen e kualifikimeve, vetëm 6% e bizneseve të anketuara në Barometrin më të fundit të Ballkanit kanë punësuar dikë nga një ekonomi tjetër e rajonit.

Tregtia e Ballkanit Perëndimor me BE-në arriti rreth 88 miliardë euro vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i nivelit të një dekade më parë. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Europian të cituara në fjalën e tij, ekonomitë e rajonit mbeten në rreth 35% të mesatares së BE-së.

Paketa që po përgatitet për samitin përfshin gjithashtu lehtësimin e lejeve për telekomunikacionin, një udhërrëfyes për inteligjencën artificiale dhe një mekanizëm rajonal për turizmin, që synon ta promovojë Ballkanin Perëndimor si një udhëtim të përbashkët. Miratimi i saj pritet të shqyrtohet nga udhëheqësit e rajonit në samitin e tetorit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Misteri i një shqiptari, të arrestuar në Venezuelë/ Banda e tij kishte 200 milion euro pasuri
Artikulli tjetër Balluku fsheh vila jashtë vendit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.