KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i jep leje Dulakëve për pallate pranë City Park
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama i jep leje Dulakëve për pallate pranë City Park
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Rama i jep leje Dulakëve për pallate pranë City Park

Përditësimi i fundit: 17 Gusht, 2025 10:10 am
308 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ndërtimet në Shqipëri vijojnë të bëhen me ritme të shpejta, teksa lejet janë dhënë kudo; në det, mal, lumë, rrugë apo edhe lulishte. Mania për të kapur çdo pëllëmbë pronë është e madhe, edhe në ato zona që janë të mbrojtura, afër akseve kombëtare apo kudo tjetër.

Prej disa javësh ka nisur një aksion i gjerë i iniciuar nga kryeministri Edi Rama për të liruar pronat publike, hapësirat e zëna me ndërtime. Janë prishur disa struktura metalike në disa qytete, teksa një nismë është edhe lirimi i akseve kombëtare.

Qeveria ka parashikuar se subjektet që kanë zaptuar rrugët apo anët e tyre do të prishen, pavarësisht nëse kanë apo jo leje. Një aksion në dukje që i shërben komunitetit, por vetë qeveria çfarë bën?!

Nga njëra anë rruspat e qeverisë prishin disa ndërtime dhe iniciatorët e këtij aksioni japin leje. Një paradoks i madh, pasi nëse do të lirosh akset kombëtare, përse do t’i zaptosh më pas me ndërtime?!

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga krerët e shtetit, ka zbardhur ditët e fundit lejen e zhvillimit për objektin “kompleks multifunksional, 7 kate mbi tokë dhe 1 kat parkim nëntokë, Gjokaj, Tiranë”. Mësohet se pronar dhe zhvillues është shoqëria “Concord Investment” sh.p.k, me pronar vëllezërit Dulaku, të cilët merren me media, ndërtime dhe turizëm.

VoxNews shfeltoi dokumentet e kësaj leje, ku duket se pallatet do të ndërtohen ngjitur me rrethrrotullimin. Madje, një pjesë e pronës dhe ndërtimeve prek edhe rrugët lidhëse të këtyre akseve. Natyrisht, ndërtime ka, po bëhen dhe do të ketë.

Por, lehtësia me të cilën i marrin lejet oligarkët apo njerëzit e pushtetshëm është tepër e madhe. Po nëse këtë ndërtim do t’a bënte një njeri i thjeshtë, a do t’i jepej? Prej gat 2 vitesh, banorët e Bërxullës në Vorë protestuan për dëmshëprblimet qesharake që caktoi shteti për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar.

Nga njëra anë firma merr taksë dhe nga ana tjetër banorët ngelën thatë. Madje, disave iu prish banesa dhe megjithëse iu premtua se do të merrnin bonus qeraje dhe do të strehoheshin, edhe sot enden në dyrt e Bashkisë së Vorës dhe Ministrisë së Financave. Disa që iu prish shtëpia kanë kërkuar leje për ta ribërë në pronë të tyre, por kanë marrë konfirmimin se “s’lejohen ndërtimet”.

Çfarë ndryshimi ka për qeverinë familja Zeneli, të cilës iu prish banesa dhe nuk lejohet të ndërtojë dhe familjes Dulaku, që merr me lehtësinë më të madhe lejen?! Natyrisht paraja dhe influencat, ku të varfrit as nuk iu jepet një leje për të futur kokën dhe të pasurve iu jepen leje për grataçela dhe kulla, madje edhe për pallate ngjitur akseve të rëndësishme komëtare.

Dy botë krejt të kundërta, ku njëri që ka bërë një strukturë të vogël afër rrugës i prishet dhe të tjerëve, që kanë para dhe pushtet, iu jepet leje për pallate!

Në dokumentet shoqëruese, thuhet se zona është me interes, e cila merret në studim për të vlerësuar propozimin e zhvillimit në të, ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë City Park, në bashkinë Tiranë. “Në zonë kanë ndikuar ndryshimet infrastrukturore me shtimin e mbikalimit të ri Thumanë-Kashar, një pikë mjaft e rëndësishme për zonën, e cila ka impakt dhe në projektin në fjalë. Trualli ndodhet në zonën kadastrale ZK.1751, shumë pranë mbikalimit Thumanë Kashar, në një pozicion strategjik me dalje të menjëhershme në autostradën Tiranë Durrës dhe lidhje të shpejta me rrjetin kryesor rrugor të zonës. Nga veriu dhe lindja kufizohet me autostradën, në perëndim ndodhet kompleksi CityPark, ndërsa në jug kufizohet me pronë private” thuhet në doumenta.

Në dokumente përcaktohet se terreni ka një formë trapezoidale dhe një pjerrësi të lehtë natyrore, që e bën të lehtë për t’u adaptuar për çdo lloj ndërtimi apo zhvillimi.

“Brenda kufijve të saj ndodhet edhe brezi i rezervuar përgjatë mbikalimit, që respekton distancat e sigurisë sipas rregulloreve urbanistike dhe Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton mbrojtjen dhe distancat minimale nga infrastruktura rrugore” shkruhet në dokumente. Pra, vetë dokumentet përcaktojnë se pallatet janë ngjitur me këtë rrethrrotullim. Ndryshe nga sa shkruhet, në foto duket mjaft qartë se nuk janë respektuar as këto distanca.

Mësohet se trualli ka një sipërfaqe prej 16,172 m², dhe zhvillimi i saj është konceptuar duke respektuar kërkesat e investitorit dhe formën gjeometrike të truallit. “Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve të veçanta, të dedikuara për zyrat e kompanisë, të cilat janë pozicionuar në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë hapësirën dhe të krijojnë një organizim funksional” vijon dokumenti, ku shkruet se sipërfaqja totale e ndërtimit mbi tokë është 36,731.3 m².

 

Marrë nga VixNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erë pazari i ndyrë me tenderat e AKSHI-t
Artikulli tjetër Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.