KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rezidencat qeveritare do jepen për hotele te privati
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Rezidencat qeveritare do jepen për hotele te privati
EkonomiKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Rezidencat qeveritare do jepen për hotele te privati

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2025 1:29 pm
204 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka çuar përpara dy projekte të tjera “rijetëzimi të pronave publike”. Fjala është për transformimin e katër vilave qeveritare, në Velipojë dhe Vlorë, në struktura akomodimi luksoze nga privati.

Sipas thirrjeve të publikuara nga Korporata e Investimeve të Shqipërisë (AIC), të dy projektet synojnë “rijetëzimin” e këtyre pronave duke i kthyer në hotele luksoze.

Projekti i parë përqendrohet në vilën qeveritare në Velipojë krah rrugës për në Shkodër, një pronë historike prej 8,100 metrash katrorë, e cila dikur shërbente si rezidencë për diktatorin Enver Hoxha.

Ish-vila e diktatorit në Velipojë është buzë zonës bregdetare-ligatinore që përfshihet në “Peizazhin e Mbrojtur Bunë-Velipojë”.

Nuk është e qartë se si mund të ndikojë zhvillimi urban në këtë zonë teksa thirrjet për investitorë nuk shoqërohen me studime të detajuara mbi ndikimin e mundshëm në mjedis. Ajo kufizohet vetëm në pikëzimin e ofertës me (20 pikë) te “qëndrueshmëria dhe impakti mjedisor”.

Në thirrjen e AIC sipërmarrësi duhet të ketë së paku tre vite aktivitet me financa të qëndrueshme dhe mundësi për fluks likuiditeti për zhvillim projektesh në të paktën 1.3 milionë euro.

Gjithashtu kriter i fortë duket të jetë dhe përvoja, ku sipërmarrësi i interesuar për të marrë dhe zhvilluar ish-vilën e Hoxhës duhet të ketë të paktën një përvojë të mëparshme në ndërtimin, menaxhim apo operim hotelerie me 5 yje.

Projekti i dytë lidhet me tre vilat qeveritare në Vlorë, prona gjithashtu me vlerë strategjike pasi bëhet fjalë për 1,644.7 metra katrorë truall për zhvillim buzë detit mes rrugëve Dhimitër Konomi dhe Aleksandër Mosiu në “Ujin e Ftohtë”.

Sipas garës së hapur nga AIC, sipërmarrësit e interesuar për të marrë dhe zhvilluar këtë pronë duhet të kenë të paktën një përvojë të mëparshme në ndërtimin, menaxhim apo operim hotelerie me 5 yje dhe garancitë për një fluks likuiditeti për zhvillim në të paktën 7 milionë euro.

AIC i hapi thirrjet për investitorë më 11 janar me afat përfundimtar datën 28 shkurt.

Në dokumentin e hartuar nga AIC nënvizohet se “me kalimin e kohës dhe ndryshimin e nevojave, këto prona kanë humbur funksionalitetin e tyre dhe janë kthyer në struktura rrallëherë të shfrytëzuara, duke u bërë një barrë financiare për mirëmbajtje dhe një pasuri e fjetur pa një kthim të prekshëm ekonomik”.

Me këtë argument, qeveria po i jep ato për investim te privati, sikurse po bën me Stadiumin Selman Stermasi, Bibliotekën e re Kombëtare dhe me një sërë pronash të tjera shtetërore.

Këto projekte me model zhvillimi në partneritet me privatin janë pjesë e nismës “Hospitality Albania”, e cila, sipas qeverisë, ka për qëllim përmirësimin e ofertës turistike në vend duke shfrytëzuar pasuritë publike. Ajo i bashkohet thirrjeve të mëparshme për “Urat për Shqipërinë 2030” prezantuar si qasja e duhur për të zhvilluar të paktën tetë prona publike në Tiranë.

Ky model, sikurse është analizuar më parë nga Citizens, arsyetohet si mënyrë për të rritur pa kosto investimet publike. Ato i faturohen privatëve. Por shoqërohet pa transparencë të qartë rreth vendimmarrjes, përfitimeve publike dhe ndikimit afatgjatë.

Fillimisht, qeveria e aplikoi në vitin 2016 për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar. Projekti përfundoi në një kompleks sportiv me kullë dhe mjedise tregtare, duke lënë si hapësirë publike vetëm fushën brenda stadiumit. Po ashtu u tentua me Teatrin Kombëtar, i cili nuk u arrit për shkak të protestave, por kompania Fusha shpk e ka përfituar sërish një tokë publike për të ndërtuar një kullë.

Së fundmi, modeli është ri-konceptuar me futjen në lojë të AIC. Kjo, në vitin 2024 mori në administrim për zhvillim 28 prona publike. Nga nëntori, ajo ka avancuar në synimet për zhvillimin e të paktën dhjetë prej tyre.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kostot për Unazën e Madhe nuk ndalen
Artikulli tjetër Qeveria paguan 2.9 milionë euro për çibanin në Sheshin Italia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.