KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor

Përditësimi i fundit: 1 Dhjetor, 2025 8:19 pm
221 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 miliardë euro) në 10-mujorin 2025, me rritje 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024.

Nga ana tjetër, megjithëse ka një rritje të eksporteve, shifrat tregojnë se prodhimi i brendshëm nuk po mbulon zgjerimin e konsumit për ushqime.

Të dhënat tregojnë një zgjerim të konsumit, çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare dhe një varësi të qëndrueshme nga importet për kategoritë kryesore të ushqimeve.

Rritjen më të fortë e ka shënuar grupi kafe, çaj dhe erëza, ku importet janë rritur me 38%, duke reflektuar rritje të çmimeve globale dhe zgjerim të konsumit të brendshëm.

Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe frutat dhe arrat e ngrënshme (+11.6%), produktet bulmetore dhe vezët (+12.2%), si dhe ushqimet e përgatitura prej mishi, peshku e molusqeve (+14.3%). Shtesë e fortë vërehet edhe te kakao dhe produktet e saj (+10%).

Në total, importet e produkteve ushqimore u rritën me 3 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro), krahasuar me vitin 2024, duke konfirmuar se Shqipëria mbetet një treg që e mbështet konsumin ushqimor kryesisht te furnizimet e importuara.

Importet e ushqimeve në vlerë po rriten për dy arsye kryesore: rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për disa artikuj të tillë si kafeja dhe kakao, dhe nga ana tjetër rritja e konsumit, e nxitur nga turistët.

Në 10-mujorin 2025, importet e ushqimeve ishin tre herë më të larta se eksportet e këtij grupi. Varësia e lartë ndaj importeve të ushqimeve e bën vendin më të ndjeshëm ndaj çmimeve globale, luhatjeve të kursit të këmbimit dhe çrregullimeve të zinxhirëve të furnizimit.

Importet më të larta ulin konkurrencën dhe motivimin për të prodhuar brenda vendit. Një tjetër pasojë është zgjerimi i deficitit tregtar.

Siguria ushqimore gjithashtu cenohet, pasi ndërprerjet në furnizim mund të sjellin mungesë të produkteve bazë dhe rritje të çmimeve, ndërsa kontrolli i cilësisë bëhet më i vështirë për shkak të volumit të madh të importeve.

Fermerët mendojnë se zgjerimi i prodhimit bujqësor vjen duke aplikuar stimuj fiskalë dhe politika mbështetëse për prodhuesit vendas, përfshirë subvencione për teknologji, kredi me normë të ulët interesi dhe trajnime për menaxhim modern të bujqësisë. Kjo ndihmon prodhuesit të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria nuk ka ende koordinim institucional dhe politika të planifikimit strategjik, për të identifikuar prioritetet në prodhimin ushqimor, menaxhimin e tregut dhe monitorimin e importeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sorosi dhe OJQ-të e majta, rrjeti i ndërhyrjes së huaj që kërcënon Tanzaninë
Artikulli tjetër FIFA pritet të ndryshojë rregullin e goditjeve nga këndi gjatë Kupës së Botës 2026

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.