KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritje e çmimeve të banesave në kryeqytet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritje e çmimeve të banesave në kryeqytet
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Rritje e çmimeve të banesave në kryeqytet

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 5:44 pm
199 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Megjithëse sektori i ndërtimit është në kulm prej vitesh, me shtim të ofertës për banesa, zgjerimi i kërkesës nga turistët dhe mbajtja në stok të pa përdorur e një pjese të objekteve të reja po rrit nivelin e qirave përtej mundësive të qytetarëve me të ardhura mesatare, sidomos në Tiranë.

Në shtator 2025, përbërësi kryesor i inflacionit ishin çmimet e qirave; më parë, rritja mesatare e çmimeve dominohej nga ushqimet.

Në shtator 2025, inflacioni shënoi 2.4%. Në këtë rritje, qiraja kontribuoi me 34.5 pikë përqindje, ushqimet me 26.2 pikë përqindje, ndërsa pjesa tjetër nga grupet e tjera të mallrave të konsumit.

Sipas një raporti të mëparshëm të Deloitte, rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në rritje të qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror).

Të dhënat afatgjata tregojnë se nga viti 2016 deri në pandemi, rritjet vjetore të qirave ishin minimale, duke lëvizur nga 0.0% – 1%.

Nga viti 2023 e në vijim, ritmi i rritjes së çmimeve të qirave nisi të përshpejtohet. Gjatë gjithë vitit 2024, indeksi ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga rreth 0.9% në janar, në mbi 3% në pranverë, për të arritur rreth 5.2% në gusht.

Në të dhënat e vitit 2025, vërehet se rritja është bërë edhe më e fortë. Indeksi i çmimeve për qiratë në janar 2025 është rreth 0.9%, por më pas shënon ngjitje të fortë në mars (2.1%), prill (2.5%), maj (3.6%) dhe veçanërisht në verë, ku në korrik arrin 5.4% dhe në shtator 6.6%.

Inflacioni i qirave tregon se presioni mbi tregun e banesave është rritur ndjeshëm gjatë vitit, për shkak të kërkesës së lartë nga turizmi dhe rritjes së çmimeve të banesave.

Çmimet e larta të banesave po frenojnë planet e qytetarëve për të blerë shtëpi dhe, në këtë mënyrë, rrisin kërkesën për qira.

Në vitet 2016–2020, tregu i qirave në Shqipëri ka qenë relativisht i qëndrueshëm, me luhatje të vogla. Kjo periudhë përkoi me një ofertë të bollshme apartamentesh të reja, veçanërisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare, ndërsa kërkesa ishte e kufizuar për shkak të emigracionit dhe ngadalësimit të ritmeve të rritjes së të ardhurave.

Kriza pandemike e vitit 2020, e ndjekur nga kufizimet në lëvizje dhe mbyllja e tregut turistik, çoi përkohësisht në ulje të qirave, duke e mbajtur indeksin nën nivelin e inflacionit.

Pas vitit 2022, panorama ndryshoi ndjeshëm. Rritja e kërkesës nga turizmi dhe platformat Airbnb dhe Booking kanë reduktuar ndjeshëm ofertën për qira afatgjata. Një pjesë e madhe pronash të lira, sidomos në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë, janë kthyer në njësi për qira ditore.

Sipas të dhënave të tjera nga Airbnb rreth 21 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në fund të vitit 2024. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 85 milionë eurosh, pothuajse dy herë më e lartë se në vitin 2023.

Gjithashtu, lëvizja e popullsisë drejt zonave urbane, veçanërisht drejt Tiranës, është një shtysë e përhershme për rritjen e qirave në kryeqytet.

Megjithëse ndërtimi i apartamenteve të reja ka qenë intensiv, për shkak të çmimit të shtrenjtë, me një mesatare prej 2000-2100 euro/m2 shumë prej tyre janë blerë për investim apo nga emigrantë që nuk i përdorin për banim të përhershëm. Kjo ka krijuar një mungesë reale të ofertës së qirave funksionale, duke rritur presionin mbi tregun aktiv.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u keqpërdorën 33 milion eurot e BE-së nga fondet IPARD në Shqipëri
Artikulli tjetër Leskovc, sSerbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.