KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar
AnalizeBotaEkonomiZhvillim

SHBA-të dhe Kina zgjasin afatin e armëpushimit tregtar

Përditësimi i fundit: 13 Gusht, 2025 10:01 am
223 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

SHBA-të dhe Kina zgjatën armëpushimin tregtar deri më 10 nëntor, vetëm disa orë përpara se dy ekonomitë më të mëdha në botë të vendosnin rritje të tarifave ndaj njëra-tjetrës.

Tarifat më të larta do të pezullohen për 90 ditë të tjera, thanë Pekini dhe Uashingtoni në një deklaratë të përbashkët.

Bisedimet e muajit të kaluar përfunduan me të dyja palët që i cilësuan diskutimet si “konstruktive”. Kryenegociatori i Kinës tha në atë kohë se të dy vendet do të punonin për të ruajtur armëpushimin, ndërsa zyrtarët amerikanë thanë se po prisnin miratimin përfundimtar nga presidenti Donald Trump.

Të hënën e 11 gushtit, Presidenti amerikan, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të zgjatur armëpushimin tarifor’ me Kinën për 90 ditë tjera, tha zyrtar i Shtëpisë së Bardhë disa orë para se të skadonte afati për vendosjen e tarifave treshifrore amerikane në mallrat kineze.

Urdhri  erdhi pak pasi Trump e ka dhënë një përgjigje jozyrtare për gazetarët, teksa i ka kërkuar Pekinit t’i katërfishojë blerjet e sojës amerikane.

Armëpushimi tarifor mes Pekinit dhe Uashingtonit pritej të skadonte të martën.

Urdhri tani parandalon vendosjen e tarifave amerikane prej 145 për qind në mallrat kineze, dhe vendosjen e tarifave kineze prej 125 për qind në mallrat amerikane – shifra që do të mund të rezultonin me embargo virtuale tregtare.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump në një konferencë për media, kur është pyetur nëse planifikon ta vazhdojë masën.

“Ata kanë negociuar goxha mirë. Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Presidentit Xi [Jinping] dhe meje”.

Aktualisht, importet prej Kinës janë subjekte të tarifave amerikane prej 30 për qind, përfshirë tarifën bazë 10 për qind dhe tarifën prej 20 për qind të vendosur nga Uashingtoni në shkurt dhe mars, për shkak të fentanolit.

Kina është kundërpërgjigjur, duke ulur normën tarifore në 10 për qind në importet amerikane.

Dy palët janë pajtuar për t’i pezulluar masat tregtare pas bisedimeve që kanë zhvilluar në muajin maj në Gjenevë, duke u pajtuar për një pauzë 90-ditore derisa të zhvillohen negociatat.

Palët janë takuar sërish në Suedi në fund të korrikut, mirëpo nuk kanë bërë të ditur ndonjë marrëveshje.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka thënë se Uashingtoni është “optimist” për rrugën përpara.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A është krimi në Uashington DC ‘jashtë kontrollit’, siç pretendon Trump?
Artikulli tjetër Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.