KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton armë në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton armë në Ukrainë
AnalizeBotaEkonomiFokusRajoni

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton armë në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 8:29 am
206 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Municioni i prodhuar në fabrikat e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po u dërgohet vendeve anëtare të NATO-s në të mirë të Ukrainës, në formën e seteve të plota të pjesëve për montim, ka njoftuar shërbimi për media i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

“Kjo i mundëson Kievit që formalisht të pranojë pajisje të industrisë ushtarake që, në atë fazë, nuk janë më serbe, pasi montohen në fabrika armësh në vendet perëndimore. Montimi dhe mbushja e municionit bëhet kryesisht në Çeki dhe Bullgari”, thuhet në njoftimin e datës 23 qershor, të publikuar në faqen zyrtare të këtij shërbimi rus.

Në njoftim shtohet se, sipas të dhënave të siguruara nga inteligjenca e jashtme ruse, “ushtria ukrainase është shumë mirënjohëse ndaj prodhuesve serbë të armëve dhe municionit për kontributin e tyre në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës”.

Po ashtu thuhet se, sipas këtyre të dhënave, fabrika “Krushik” nga Valevo, në perëndim të Serbisë, ia ka shitur disa seri të mëdha setesh për montimin e raketave me kalibër 122 mm për sistemin raketor “Grad” kompanisë çeke “Policske Strojirny”. Ndërsa kompania “Eling”, sipas të njëjtit burim, i ka dërguar sete për prodhimin e të njëjtave raketa, si dhe minave me kalibër 120 mm, kompanisë bullgare “EMKO”.

Në komunikatë theksohet se prodhuesit serbë të armatimit dhe pajisjeve ushtarake “janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia ka ndaluar eksportin e armëve. Deklarata e tij vjen në kulmin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiq u ndal edhe te akuzat për eksport të municionit drejt Ukrainës.

“Pasi kemi parë që (municioni) është shfaqur në Ukrainë, në të dyja anët po ankohen të dyja palët. Dhe mënyra e vetme për të ndryshuar këtë është që të them: për një kohë, i gjithë municioni shkon vetëm në depot tona ushtarake”, tha Vuçiq.

Të dhëna të sakta se çfarë lloj armatimi dhe pajisje ushtarake, dhe në çfarë sasie Serbia eksporton drejt Ukrainës, Izraelit apo vendeve të tjera, nuk janë të disponueshme publikisht. Ministria përkatëse nuk i ka publikuar raportet vjetore mbi licencat e dhëna për eksport, të paktën në vitet e fundit.

Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armatimit, Vuçiq tha se kujdeset për sigurinë e vendit, por edhe për punëtorët e industrisë së mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia e ka eksportuar jashtë.

Kjo nuk është hera e parë që Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë e akuzon Serbinë se po i dërgon municion Ukrainës. Në një deklaratë të mëhershme, më 28 maj, ky shërbim kishte pohuar se Serbia, “pavarësisht neutralitetit të deklaruar zyrtarisht”, vazhdon me dërgesat ushtarake drejt Ukrainës.

Reagimi nga Moska vjen pas raportimeve ndër vite të disa mediave se armë dhe municione serbe përfundojnë në duart e ushtarëve ukrainas përmes vendeve të treta.

Zyrtarët në Beograd kanë mohuar vazhdimisht që Serbia eksporton armatim drejtpërdrejt në Ukrainë apo Rusi, duke deklaruar se “nuk kanë kontroll” mbi atë se ku përfundon armatimi i shitur nga Serbia pasi kalon në vende të tjera.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë

SHBA kërkon një koalicion të ri ndërkombëtar për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Champions/ Nuk ka fitues në gjysmëfinalen Atletico-Arsenal

Britania krijon forcë të përbashkët detare me 9 vende evropiane

Trump: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Artikulli tjetër SHBA: “Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kina nuk do largimin e teknologjisë drejt SHBA-së
Aktuale Analize Bota Ekonomi HI-Tech 30 Prill, 2026
Kosovë/ Haxhiu takohet sot me partitë, për datën e zgjedhjeve
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Sekretari amerikan i Energjisë: Do të tronditesha nëse BE-ja nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore
Aktuale Analize Ekonomi Koment Politike Rajoni 30 Prill, 2026
Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.