KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shfrytëzimi i hekurudhës Tiranë Durrës do të jepet me koncesion tek privati
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shfrytëzimi i hekurudhës Tiranë Durrës do të jepet me koncesion tek privati
AktualeAnalizeEkonomiSociale

Shfrytëzimi i hekurudhës Tiranë Durrës do të jepet me koncesion tek privati

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2025 10:38 am
213 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare do të japë me koncesion tek privati shërbimin e operimit të trenave në linjat hekurudhore.

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me programin Connecta 2, që financohet nga Bashkimi Europian janë duke shqyrtuar disa propozime për t’ia kaluar privatit shërbimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin hekurudhor shqiptar.

Qeveria është duke investuar në modernizimin e disa linjave hekurudhore, ku e para që pritet të hyjë në funksionim është linja Durrës-Rinas-Tiranë.

Sipas projektit, koha e udhëtimit Tiranë- Durrës do të jetë 24 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese por që i janë nënshtruar riparimit. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet 120 km/orë.

Shërbimet e pasagjerëve do të operojnë kryesisht në korridorin e Aeroportit Ndërkombëtar Durrës – Tiranë – Tiranë, me shtrirje të mundshme në të ardhmen në Han të Hotit në kufi me Malin e Zi dhe Pogradecin në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Operatori i përzgjedhur i trenit do të furnizonte dhe mundësisht do të mirëmbante mjetet lëvizëse të reja, të përdorura ose të dhëna me qira, dhe gjithashtu mund t’i kërkohet të mbledhë tarifat.

Kohëzgjatja e kontratës dhe modeli i shpërblimit do të përcaktohen bazuar në rezultatin e konsultimit të tregut, duke marrë parasysh ciklet e jetës së mjeteve lëvizëse, kostot e mobilizimit dhe nevojën për të siguruar një tender konkurrues.

Tenderi për dhënien me koncesion të trenave pritet të zhvillohet në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa operacionet parashikohen të fillojnë në tremujorin e tretë 2026.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lobistët e PD-së arkëtojnë miliona nga të gjitha anët
Artikulli tjetër Spanja urdhëron Airbnb-në të heqë 66 mijë prona me qira për të zbutur krizën e strehimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.