Shitjet globale të automjeteve krejtësisht elektrike do të rriten me të paktën 17 për qind këtë vit apo në mbi 20 milionë vetura.
Evropa, tregu i dytë më i madh në botë i veturave elektrike do t’i rikthehet rritjes së shitjeve pasi synimet e emetimit të karbonit të hyjnë në fuqi dhe modelet më të lira të jenë të disponueshme, por ritmi do të mbetet më i ngadaltë se në vitin 2023.
Prodhuesit e veturave e shohin 2025-tën si vit transformues, pasi Evropa prezanton objektiva të reja për të inkurajuar adoptimin e veturave elektrike, ndërsa SHBA-ja heq objektivat e saj të elektrifikimit nën administrimin e presidentit Donald Trump.
Marrë nga Reuters