KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit

Përditësimi i fundit: 11 Maj, 2026 10:13 am
186 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po fillon të ndjejë efektet e para negative të turizmit teksa dhënia e pronave me qira afatshkurtër është duke rritur koston e strehimit për ata që nuk kanë një banesë të tyren.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se qiratë e banesave ishin në prill të këtij viti, 7.1 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas Instat, shtrenjtimi i qirave është një nga komponentët kryesorë që po ndikon rritjen e inflacionit në vend.

Rritja e shpejtë e qirave është e lidhur me tkurrjen e ofertës në treg për shkak se një numër gjithmonë e më i lartë pronash, të cilat destinoheshin për tregun e qirave tashmë listohen në AirBNB për t’u dhënë me qira afatshkurtër.

Tkurrja e ofertës e ka zhvendosur për lart kurbën e çmimit, teksa familjet të cilat nuk kanë në pronësi banesa e kanë gjithmonë e më të vështirë të përballojnë koston e qirasë.

Trendi rritës i çmimit të qirave nuk pritet të ndalet as në muajit në vijim, duke reflektuar edhe efektin sezonal prej turizmit, edhe pse sipas agjentëve të tregut kërkesa për apartamente me qira edhe të kushtueshme po udhëhiqet nga kryeqyteti.

Ky është një fenomen, i cili ka prekur masivisht shumë vende të cilat kanë turizëm masiv. Qeveritë në shumë prej këtyre vendeve, si Spanjë, Itali apo dhe Greqi janë duke ndërhyrë me masa agresive duke kufizuar dhënien e pronave me qira afatshkurtra për t’u përballur me krizën e strehimit.

Madje në shumë qytete qytetarët kanë protestuar kundër turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që e bëjnë më të papërballueshëm strehimin e vendasve, por rrisin kostot jetesës në të gjithë spektrin e tyre, përfshirë produktet bazike.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit

Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bastet informale, si funksionojnë rrjetet e fshehta të cash-it
Artikulli tjetër SPAK i konfirmon KQZ-së që kryebashkiaku i Kuçovës është i dënuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Koment Korrupsion Kryesore Kulture Opinion Sociale 22 Tetor, 2026
Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.