KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK i konfirmon KQZ-së që kryebashkiaku i Kuçovës është i dënuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK i konfirmon KQZ-së që kryebashkiaku i Kuçovës është i dënuar
AnalizeFokusKryesorePolitikeSocialeZhvillim

SPAK i konfirmon KQZ-së që kryebashkiaku i Kuçovës është i dënuar

Përditësimi i fundit: 11 Maj, 2026 10:20 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

SPAK i ka përcjellë zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konfirmimin e dënimit të formës së prerë për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Përmes një shkrese zyrtare të protokolluar më maj 2026, SPAK konfirmon se Hajdari është deklaruar fajtor për falsifikim të formularëve.

Në letrën drejtuar KQZ-së, kryeprokurori Klodjan Braho detajon ecurinë e procesit penal ndaj Hajdarit, i cili nisi pas verifikimeve mbi pastërtinë e figurës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas dokumentit: Me vendimin Nr.06, datë 25.01.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kimin e Organizuar ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Hajdarit u ul në 6 muaj burgim, i cili më pas u pezullua për t’u shlyer me shërbim prove. Dokumenti i SPAK sqaron se ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 5 korrik 2024, duke e bërë mandatin e Hajdarit ligjërisht të cenueshëm, dhe heshtjen institucionale të çuditshme, dhe vënien në lëvizje të KQZ-së vetëm tani u shpreh Gjykata e Lartë dhe Maliqi mbajti një konferencë mediatike poshtë zyrës së Celibashit.

Ky zhvillim vjen pas një beteje të gjatë ligjore dhe publike të nisur nga rivali i tij politik në zgjedhjet vendore, Lefter Maliqi.

Ky i fundit ka depozituar disa herë denoncime në SPAK dhe KQZ, duke pretenduar se Kreshnik Hajdari ka fshehur një dënim të mëparshëm në Greqi (për kalim të paligjshëm të kufirit), fakt i cili nuk ishte pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

Maliqi ka akuzuar vazhdimisht Hajdarin se ka mbajtur postin në mënyrë të paligjshme, duke argumentuar se: Hajdari ka konsumuar veprën penale të mashtrimit me dokumentet shtetërore. Institucionet e drejtësisë dhe KQZ kanë vonuar ekzekutimin e ligjit të dekriminalizimit.  Zgjedhjet në Kuçovë duhet të përsëriten për shkak të pavlefshmërisë së kandidaturës së fituesit.

Me mbërritjen e këtij njoftimi zyrtar nga SPAK, topi kalon në fushën e KQZ-së. Komisioneri Celibashi pritet të mbledhë seancën për të konstatuar mbarimin e parakohshëm të mandatit të Kreshnik Hajdarit, nëse nuk do të ketë shtigje të tjera ligjore që lejojnë të kundërtën.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria fillon të ndjejë efektet negative të turizmit
Artikulli tjetër Çfarë ndodh nëse Europa ia beson sigurinë e saj Gjermanisë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.