KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria po de-industrializohet/ Me rënien më të fortë të prodhimit, në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria po de-industrializohet/ Me rënien më të fortë të prodhimit, në Europë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Shqipëria po de-industrializohet/ Me rënien më të fortë të prodhimit, në Europë

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2026 5:24 pm
11 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Industria dhe zhvillimi i saj janë një hap i domosdoshëm për të çuar një vend drejt prosperitetit. Por Shqipëria në vend që të çojë sektorin në një nivel tjetër të zinxhirit të vlerës, po shkon në drejtim të kundërt duke shkatërruar edhe pak industri që ka.

Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se prodhimi industrial në Shqipëri ka shënuar një rënie të pandërprerë pas vitit 2021, duke e renditur vendin në fund të Europës për ecurinë e këtij sektori gjatë periudhës 2021-2025.

Indeksi i prodhimit industrial në Shqipëri zbriti në 84.7 pikë në vitin 2025, nga baza prej 100 pikësh në vitin 2021. Prodhimi industrial i Vitit 2025 ishte 15.3% më i ulët në vëllim se katër vjet më parë.
Nga 35 vendet europiane të përfshira në të dhëna, vetëm Ukraina, ekonomia e së cilës vijon të ndikohet drejtpërdrejt nga lufta, kishte një rezultat më të dobët. Në Ukrainë, prodhimi industrial në vitin 2025 ishte 30.4% nën nivelin e vitit 2021.

Në Shqipëri, indeksi u rrit fillimisht në 102.9 pikë më 2022, por më pas nisi një tkurrje të shpejtë, në 94 pikë më 2023, në 87 pikë më 2024 dhe në 84.7 pikë më 2025. Krahasuar vetëm me vitin 2022, kur u arrit niveli më i lartë i periudhës, prodhimi industrial është pakësuar me rreth 17.7%.

Ecuria e Shqipërisë është dukshëm më e dobët edhe në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Në vitin 2025, prodhimi industrial në Serbi ishte 8.8% mbi nivelin e vitit 2021, ndërsa në Turqi rritja arriti në 9.9%. Maqedonia e Veriut ishte vetëm 1.4% poshtë nivelit bazë, ndërsa Mali i Zi regjistroi një rënie prej 6.5%. Në Bosnjë-Hercegovinë, prodhimi industrial ishte 8.6% më i ulët se në vitin 2021, por edhe kjo tkurrje ishte ndjeshëm më e vogël se rënia prej 15.3% e Shqipërisë.

Edhe Greqia dhe Kroacia, dy ekonomi të rajonit ku turizmi ka një peshë të rëndësishme, arritën të zgjeronin aktivitetin industrial. Greqia shënoi një rritje prej 12.7% kundrejt vitit 2021, ndërsa Kroacia prej 2.3%.

Nga 35 ekonomitë e përfshira, 19 kishin në vitin 2025 një prodhim industrial më të lartë se në vitin 2021, ndërsa 16 regjistruan rënie.

Rritjen më të madhe e shënoi Danimarka, ku prodhimi industrial ishte 28.8% mbi nivelin e vitit 2021. Ajo ndiqej nga Irlanda me 22.4%, Malta me 16.6%, Greqia me 12.7%, Polonia me 12.5% dhe Qipro me 12.1%.

Industria europiane është përballur gjatë këtyre viteve me rritjen e kostove të energjisë, dobësimin e kërkesës së jashtme, konkurrencën më të fortë nga Kina dhe probleme në sektorin e automobilave. Këto goditje kanë prekur veçanërisht ekonomitë me industri të rëndë dhe me përdorim intensiv të energjisë.

Në Shqipëri, dobësimi i industrisë lidhet me ndërthurjen e problemeve në industrinë nxjerrëse, prodhimin e energjisë dhe manifakturën e orientuar drejt eksporteve. Forcimi i lekut ka ulur të ardhurat e kompanive që shesin në euro, ndërsa kostot e pagave dhe të prodhimit janë rritur. Në të njëjtën kohë, kompanitë shqiptare po përballen me konkurrencë më të fortë nga prodhuesit me kosto më të ulët në Azi.

Komisioni Europian vlerëson se eksportet përpunuese të Shqipërisë janë goditur nga mbiçmimi i lekut, rritja e kostos së punës dhe konkurrenca e jashtme.

Struktura e industrisë shqiptare mbetet e përqendruar në degë me vlerë të shtuar relativisht të ulët, si tekstilet dhe këpucët, si dhe në produkte të lidhura me lëndët e para, përfshirë naftën, metalet, çimenton dhe energjinë. Kjo e bën prodhimin më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare, kursit të këmbimit dhe kushteve atmosferike që ndikojnë në prodhimin hidroenergjetik.

Në ndryshim nga vendet që kanë zgjeruar farmaceutikën, teknologjinë, makineritë ose sektorë të tjerë me produktivitet të lartë, rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve të fundit është mbështetur më shumë te turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Si rrjedhojë, zgjerimi i ekonomisë nuk është shoqëruar me një rimëkëmbje të prodhimit industrial.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shembet kanali vaditës, bllokohet për 3 orë aksi Elbasan–Cërrik
Artikulli tjetër Tiranë/ Në janar-qershor jepen 5 herë më shumë leje për ndërtime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.