KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2025 6:57 pm
205 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mbetet vendi më bujqësor në Ballkanin Perëndimor, por njëkohësisht më pak i përgatituri për tranzicionin drejt bujqësisë inteligjente.

Sipas raportit “Skilling up the Western Balkans Agri-Food Sector” të Fondacionit Europian për Trajnimet (ETF), të publikuar së fundmi, bujqësia përbën 16.3% të PBB-së së vendit tonë, më e larta në rajon dhe Europë, ndërsa rreth 35% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor.

Megjithatë, ndikimi ekonomik i bujqësisë nuk po përkthehet në rritje teknologjike apo inovacion.

Raporti nënvizon se Shqipëria dhe Bosnja janë vendet ku agri-tech, teknologjitë e aplikuara në bujqësi, janë më pak të zhvilluara. Ndërsa në Serbi, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi po shfaqen kompani që përdorin inteligjencë artificiale, dronë dhe censorë për menaxhimin e tokës, në Shqipëri këto shembuj mbeten sporadikë dhe shpesh të lidhur me projekte pilot ose nisma individuale të fermerëve novatore.

Një nga pengesat kryesore, sipas ETF, është mospërputhja midis arsimit profesional dhe nevojave të tregut. Shkollat bujqësore shqiptare kanë programe të përqendruara ende në metodat tradicionale, me pak lidhje me teknologjinë, përpunimin ushqimor apo tregjet e eksportit. Mësuesit kanë mundësi të kufizuara për përditësim profesional, ndërsa bashkëpunimi me biznesin është shumë i rrallë.

ETF thekson nevojën për formim të integruar, që të kombinojë njohuritë bujqësore me aftësi digjitale, bioteknologji, menaxhim biznesi dhe qëndrueshmëri mjedisore. “Fuqia punëtore e ardhshme në sektorin agro-ushqimor duhet të jetë e pajisur me kompetenca të reja, nga analiza e të dhënave dhe përdorimi i pajisjeve inteligjente deri te njohuritë mbi standardet organike të BE-së,” thekson dokumenti.

Në nën-sektorin e ushqimeve organike dhe funksionale, Shqipëria shihet me potencial të lartë, por me baza të dobëta. Vetëm 0.1 për qind e tokës bujqësore është e certifikuar organike, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së prej 10 për qind. Megjithatë, interesi i rritur për prodhimet bio, bimët mjekësore dhe ushqimet tradicionale ofron një shans për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve, nëse shoqërohet me standarde, certifikim dhe aftësi menaxhimi.

Bashkimi Europian vitet e fundit ka rritur vëmendjen për sistemet ushqimore dhe sigurinë e tyre. Financimet për startup-et dhe inovacioni në bujqësi janë në rritje. Ndërkohë kërkesa për prodhime bio dhe organike, por zhvillimet teknologjike dhe aftësitë janë të domosdoshme për rritur përfitimet në këtë drejtim.

ETF rekomandon që Shqipëria të ndërmarrë tri masa kyçe:

  1. Të krijojë një ekosistem bashkëpunimi mes arsimit, bizneseve dhe institucioneve publike për zhvillimin e aftësive teknologjike në bujqësi.
  2. Të modernizojë kurrikulat e arsimit profesional dhe universitar, duke përfshirë module të reja mbi bujqësinë inteligjente, dixhitalizimin dhe ekonominë qarkulluese.
  3. Të nxisë përfshirjen e fermerëve dhe agrobizneseve në trajnime dhe rikualifikime, përmes praktikave pune dhe skemave të mbështetura financiarisht.

Përfundimet e raportit janë të qarta: pa një strategji të qëndrueshme për zhvillimin e aftësive, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në procesin e afrimit me standardet e BE-së. Ndërsa vendet e tjera të rajonit po eksperimentojnë me teknologji të avancuara, Shqipëria duhet të investojë me urgjencë në arsim, trajnime dhe infrastrukturë dixhitale, për të kthyer bujqësinë nga një sektor tradicional në një industri moderne dhe konkurruese.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vlorën “e presin” rreshje intensive shiu, Bashkia paralajmëron qytetarët
Artikulli tjetër Pensionet, Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.